Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bart
bart:

bart kal., -a, -ur mbart. / pës. bártem.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...pushtohet prej interesimesh të tjera. Edhe në këtë përmbledhje, sikundër edhe në të parat, prandaj, gurgullojnë ritmet e gjalla të këtij burimi të pashterrur. Ali Podrimja, as atëherë, e as tani, nuk i shpreh ndjenjat dhe mendimet e veta përmes vargjesh thjesht deskriptive, po përmes meditimesh që bart simbolika e vargut, duke krijuar vizione të plota dhe kuptimisht të rëndësishme. Përjetimi i tij poetik nuk përfundon me konstatime deskriptive natyraliste, apo me retorikë shprehjeje, sikundër ndodh akoma në krijimtarinë tonë letrare, po me shprehje asociative, që e thellon shumë më tepër vizionin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...LUFTËRAT KUN DËR ROM ËS (231 - 168) Në historiografinë moderne është bërë zakon që shtetin ilir të mesit të shek. III ta quajnë shteti ardian. Studiuesit që e pagëzuan me këtë emër ia atribuojnë formimin e këtij shteti fisit të ardianëve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrë nga keltët që vinin nga veriu u bart gjatë shek. IV në bregun e djathtë të Naronës, përballë ishullit Far, në jug të dalmatëve; pa i braktisur këto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e. sonë në kohën e sundimit të Pleuratit, atit të Agronit, ardianët zbritën gjatë bregdetit deri thellë në jug. Nën goditjet e ardianëve, sipas këtyre...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bari:

barí,-uI m. sh. -nj(të) 1. ai që ruan e kullot bagëtinë, çoban: bari lopësh (dhensh); fyelli i bariut; kërraba e bariut; gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi (fj. u.) përgatitu mirë para se të nisësh një punë; mbeti si bariu pa bagëti mbeti i shkëputur nga njerëzit që drejtonte; bariu i mirë e ruan vetë vathën (fj. u.). 2. fet. prifti i krishterë si udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve.

bari:

barí,-uII m. sh. -nj(të) zool. shpend kënetash, ngjyrë kafe, që ushqehet me peshq.

bark:

bar/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. pjesa e trupit ku janë stomaku, zorrët etj.; stomaku e zorrët: e mbushi barkun; i dhemb barku; / zgavra e poshtme e trupit të femrës, ku zhvillohet pjella: që në bark të nënës; djalë i barkut djalë i lindur vetë (jo i gjetur); / pjesa e përparme e trupit nga gjoksi e poshtë: ka vënë bark; me barkun te goja shtatzënë në muajt e fundit; iu bë barku daulle (kacek). 2. fig. bised. kjo pjesë e trupit si vatër e ndjenjave, zemra, shpirti: s’ma do barku; më iku barku; m’u rrotullua barku m’u dhimbs shumë dikush; e ka barkun të gjerë është zemërgjerë; duron shumë e fal; i ka hyrë frika në bark; ia zbrazi barkun ia tregoi të gjitha; i qau hallin; ç’ka barku e nxjerr bardhaku (fj. u.). 3. fëmijët që lind një nënë me një burrë ose të vegjlit që pjell një kafshë: barku i parë; vëllezër të një barku; rrojnë bashkë tri barqe; / etnogr. pasardhësit e një gjinie, gjiri; / fig. bised. brez: bark pas barku. 4. sëmundje me jashtëqitje të shpeshtë e të hollë, diarre; nevojë e hollë: barku i keq (i lig) dizanteria; barku i verës; e zuri barku; më heq bark; ka dalë bark. 5. faqe e harkuar a e fryrë e një sendi; pjesa e zgavërt e diçkaje: barku i shtambës (i vozës); ka lëshuar bark (muri). 6. fig. bised. brendësi: në bark të malit; / mesi i një periudhe: në bark të javës (të verës).

bartë:

bártë (i, e) mb. 1. që është bërë me bar: kasolle e bartë. 2. që s’ka shije ose kripë: gjellë e bartë.

barth:

barth,-i m. 1. qull me miell, me yndyrë e me zorrë bagëtish. 2. sh. -a(t) anat. bajame.