Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barrshem
barrshëm:

bárrsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. i rëndë: pleh i barrshëm. 2. fig. i rëndësishëm, me peshë: mik i barrshëm; fjalë e barrshme.

Të ngjashme:
marrshëm:

márrsh/ëm (i), -me (e) mb. i turpshëm.

barrosem:

barrósem vetv. e barros. / pës. barróset v. III.

harrohem:

harróhem vetv. 1. zhytem thellë në një punë, jepem pas saj dhe nuk e di ku jam, shastisem; heq mërzinë duke u marrë me diçka: harrohem pas librave; / bie në një gjendje dremitjeje. 2. shkoj ose qëndroj diku larg dhe nuk kthehem. 3. matufepsem; çmendem. 4. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore dhe zakonisht e shoqëruar me pjesëza mohuese) më del nga kujtesa; më del nga mendja; humbet: gjuha e nënës s’harrohet; s’më harrohet ajo ditë. / pës. harróhet v. III.

marrohem:

marróhemI vetv. marrosem.

marrohem:

marróhemII vetv. turpërohem.