Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barrsë
barrsë:

bárrsë mb. f. që është me barrë (për kafshët): dosë barrsë.

Të ngjashme:
barrë:

bárr/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. ngarkesë që mbartet nga një kafshë a nga një njeri: kafshë barre; një barrë dru; anoi barra; s’e vlen barra qiranë (fig.) është më i madh mundimi se fitimi, s’e vlen t’ia hysh një pune. 2. fig. një sasi e madhe, një shumicë: me një barrë fëmijë; me një barrë thinja (mustaqe); me një barrë mend; harxhoi para me barrë; kemi ngrënë një barrë kripë (bashkë) jemi miq a të njohur prej shumë kohësh. 3. fig. detyrë e vështirë, përgjegjësi e madhe; telash: barra e shtëpisë; i ra barra; iu bë barrë; e ka pasur barrë tërë jetën. 4. fëmija në barkun e nënës; pjellë, shtatzëni: grua me barrë; u bë (ra, mbeti) me barrë; leja e barrës; dridhej barra në bark të nënës (fig.) ishte tmerr i madh.

barros:

barrós kal., -a, -ur bised. i vë një barrë; e rëndoj shumë.

mbarrs:

mbarrs kal., -a, -ur 1. bëj me barrë (një grua); / v. III e bën barrsë (një kafshë femër). 2. fig. libr. bëj që të lindë te dikush një dëshirë, një ide etj. (zakonisht jo e mirë); krijoj embrionin e diçkaje të re: mbars rreziqe të reja.

baras:

báras (bárazi) ndajf. 1. barabar, njësoj: dolën baras. 2. si kallëz. është e barabartë me …; bëjnë …: dy edhe dy baras katër.

bares:

bar/és jokal., -íta, -ítur bised. bredh, vrapoj; endem, shëtit: baresim nëpër rrugë.