Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barros
barros:

barrós kal., -a, -ur bised. i vë një barrë; e rëndoj shumë.

Të ngjashme:
barkos:

barkós kal., -a, -ur bised. 1. v. III të fryn barkun, të bie rëndë: më barkosi uji; / edhe v. I, e mbush sa fryhet: e barkosa trastën me lesh. 2. përvjel dhentë a dhitë në pjesën e barkut.

marros:

marrós kal., -a, -ur e bëj të luajë mendsh, e çmend; e tërboj.

varros:

varrós kal., -a, -ur 1. e shtie të vdekurin në varr: e varrosën me nderime. 2. fig. i bëj varrin dikujt, gropos; e flak diçka si të vjetruar, e zhduk; e humbas a e harroj përgjithnjë; e mbyll fare një punë a një çështje: e varrosën botën e vjetër; i varrosi shpresat; aty e tha, aty e varrosi.

varros:

varrós,-e mb. me varra: mollë varrose; kec varros.

baros:

barós kal., -a, -ur spërkat me bar (pemët etj.). / pës. baróset v. III.