Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barrë
barrë:

bárr/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. ngarkesë që mbartet nga një kafshë a nga një njeri: kafshë barre; një barrë dru; anoi barra; s’e vlen barra qiranë (fig.) është më i madh mundimi se fitimi, s’e vlen t’ia hysh një pune. 2. fig. një sasi e madhe, një shumicë: me një barrë fëmijë; me një barrë thinja (mustaqe); me një barrë mend; harxhoi para me barrë; kemi ngrënë një barrë kripë (bashkë) jemi miq a të njohur prej shumë kohësh. 3. fig. detyrë e vështirë, përgjegjësi e madhe; telash: barra e shtëpisë; i ra barra; iu bë barrë; e ka pasur barrë tërë jetën. 4. fëmija në barkun e nënës; pjellë, shtatzëni: grua me barrë; u bë (ra, mbeti) me barrë; leja e barrës; dridhej barra në bark të nënës (fig.) ishte tmerr i madh.

Sinonime / Të përafërta:
telash
pjellë
shtatzëni
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...pohon se ilirët hynë në Epir pasi u erdhi kjo ndihmë dhe « pasi mblodhën një fuqi të madhe ». Në këtë rast duhet të jetë fjala për faktin se ilirët ishin në gjendje lufte pothuajse të pandërprerë me fqinjët e tyre, maqedonët. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtësonte pak ilirët nga kjo barrë. Ky fakt dhe pjesëmarrja aktive në aksion kundër molosëve për të sjellë në fronin e tyre Alketën e vuri Sirakuzën në pozitën e aleatit të ilirëve kundër armiqve tradicionalë të tyre, maqedonëve. Megjithatë forcat kryesore në këtë aksion ishin ato ilire; ushtarëve të Dionizit nuk iu caktua ndonjë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...ditëve të lodhshme, ato dukeshin të kapitura e të verdha në fytyrë e me ca sy më të hutuar se kurrë. Dukej sikur ata ushtarë të kthyer, tërë mërzinë, shiun, baltën dhe humbjen e llogoreve e shkarkonin mbi ato vajza të mjera dhe vetë iknin tutje, të lehtësuar, si të kishin flakur nga supet një barrë të rëndë, kurse ato mbeteshin këtu, në qytetin tonë, pranë frontit, për të pritur prapë ushtarë të tjerë, që, kështu, të pinin gjer në fund helmin e thyerjes. Ndoshta, kështu do të kishte vazhduar gjithmonë dhe nuk do të kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, sepse, në fund të fundit, jeta bën...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
barkë:

bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë: barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të detit në mes të rrezikut.

barmë:

bárm/ë,-a f. sh. -a(t) lëvorja e blertë mbi urrën e drurëve.

bartë:

bártë (i, e) mb. 1. që është bërë me bar: kasolle e bartë. 2. që s’ka shije ose kripë: gjellë e bartë.

barrsë:

bárrsë mb. f. që është me barrë (për kafshët): dosë barrsë.

birrë:

bírr/ë,-a f. sh. -a(t) pije alkoolike e butë, që bëhet zakonisht nga elbi i tharbëtuar dhe nga sumbullarja; një gotë a një shishe me këtë pije: birrë e zezë; birra “Tirana”; shishe (gotë) birre; fabrika e birrës; pi një birrë.