Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baron
baron:

barón,-i m. sh. -ë(t) hist. titull i pronarëve feudalë në Evropën Perëndimore, një shkallë më poshtë se konti.

baron:

bar/ón jokal. v. III, -ói, -úar mbulohet me bar, gjelbërohet: tash barojnë fushat.

Sinonime / Të përafërta:
gjelbërohet
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vështrimi i tyre ishte si i topitur përpara kësaj të panjohure. - E cili është ky zoti juaj? - pyeti kryezoti ynë. Ata lëshuan prapë një kokolëmsh fjalësh, por lëmshi këtë herë ishte aq i koklavitur, sa m'u desh një kohë e dyfishtë ta ftilloja. Shpjeguan se zoti i tyre nuk ishte as dukë, as baron, as princ, por ishte një pasunar, që kishte blerë kohët e fundit xehet e moçme të serës, të braktisura që nga koha e romakëve dhe kishte blerë, gjithashtu, pjesën më të madhe të rrugës, po aq të vjetër, të cilën kishte ndër mend ta ripërtërinte. Ai është pa titull, thanë ata, por ka para. ...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...përkohësisht u dobësuan. Ndihma ushtarake e Skënderbeut për Mbretërinë e Napolit Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërinë e Napolit Skënderbeu e gjykoi të nevojshme t’i jepte ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand në luftën që kishte shpërthyer midis tij dhe kundërshtarëve të vet politikë, që ishin baronët e Italisë së Jugut. Këta ishin bashkuar me princin francez Rene të Anzhuinëve, i cili pretendonte fronin e Mbretërisë së Napolit. Me këtë hap Skënderbeu shihte mundësinë për të siguruar më pas ndihmë për qëndresën e shqiptarëve prej mbretit Ferdinand dhe aleatëve të tij, papa Piu II dhe dukës...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
barok:

barók,-u m. art. stil, kryesisht në arkitekturën e shek. XVI-XVIII, me larmi zbukurimesh e vijash të përkulura.

baror:

barór,-e mb. barishtor.

baros:

barós kal., -a, -ur spërkat me bar (pemët etj.). / pës. baróset v. III.

boron:

bor/ón pavet., -ói, -úar bie borë: ka boruar gjithë natën.