Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barometër
barometër:

baromét/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. spec. vegël e posaçme për të matur shtypjen atmosferike: barometër me zhivë. 2. fig. masë për zhvillimin e diçkaje: barometër i zhvillimit.

Të ngjashme:
gazometër:

gazomét/ër,-ri m. sh. -ra(t) spec. 1. enë a pajisje laboratorike, e mbushur pjesërisht me ujë, në të cilën prodhohet ose grumbullohet e ruhet gazi dhe matet sasia e tij. 2. gazmatës1.

manometër:

manomét/ër,-ri m. sh. -ra(t) fiz. aparat për të matur trysninë e gazeve a të lëngjeve në një enë: manometër me zhivë.

parametër:

paramét/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. mat. madhësi që ruan vlerën e saj të pandryshueshme vetëm në kushtet e një detyre a të një probleme të dhënë: parametri i ekuacionit (i elipsit). 2. spec. tregues i njërës prej vetive themelore të një sendi, të një dukurie a të një sistemi etj., të cilat përcaktojnë natyrën, gjendjen a regjimin e punës.