Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barok
barok:

barók,-u m. art. stil, kryesisht në arkitekturën e shek. XVI-XVIII, me larmi zbukurimesh e vijash të përkulura.

barok:

barók,-e mb. që lidhet me barokun, i barokut: arti barok; stil barok.

Të ngjashme:
balok:

balók,-e mb., edhe si em., i balë.

barik:

barík,-e mb. meteor. që lidhet me shtypjen atmosferike: trysnia barike.

baron:

barón,-i m. sh. -ë(t) hist. titull i pronarëve feudalë në Evropën Perëndimore, një shkallë më poshtë se konti.

baron:

bar/ón jokal. v. III, -ói, -úar mbulohet me bar, gjelbërohet: tash barojnë fushat.