Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barojë
barojë:

barój/ë,-a f. sh. -a(t) bar i keq.

Të ngjashme:
baromë:

baróm/ë,-a f. ushqimi që ripërtyp kafsha.

barkje:

bárkj/e,-a f. sh. -e(t) 1. nënbarkëz. 2. copë pëlhure e trashë, që ia mbështjellim foshnjës në bark, barkëse, barkore. 3. cipë dhjami në barkun e bagëtive.

barkoj:

bark/ój kal., -óva, -úar e përkul dhe e bëj me bark diçka, harkoj.

mbaroj:

mbar/ój kal., -óva, -úar 1. e kryej plotësisht diçka, i jap fund, përfundoj; kund. filloj: i mbaruam mbjelljet; e mbaruam urën; i mbaroi paratë; e mbaruan shfaqjen para kohe. 2. jokal., edhe fig., marr fund: mbarova me të gjitha mora fund me gjithçka; po më diktuan, mbarova; mbaroi pa gdhirë vdiq pa gdhirë; mbaroi vajguri (gazi); mbaroi dasma (ceremonia). 3. bised. i përmbush dikujt një kërkesë a një nevojë: ma mbaro këtë punë! ia mbaroi hallin kushëriri.

zbaroj:

zbar/ój kal., -óva, -úar i heq të brendshmet një kafshe a një shpendi të therur: e zbaroi dashin (pulën). / pës. zbaróhet v. III.