Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barkor
barkor:

barkór,-e mb. 1. anat. që ndodhet në pjesën e barkut, i barkut: pendë barkore. 2. i mysët: pasqyrë barkore.

Të ngjashme:
barkar:

barkár,-i m. sh. -ë(t) barkëtar.

barkoj:

bark/ój kal., -óva, -úar e përkul dhe e bëj me bark diçka, harkoj.

barkos:

barkós kal., -a, -ur bised. 1. v. III të fryn barkun, të bie rëndë: më barkosi uji; / edhe v. I, e mbush sa fryhet: e barkosa trastën me lesh. 2. përvjel dhentë a dhitë në pjesën e barkut.

harkor:

harkór,-e mb. që ka trajtën e një harku, i lakuar: vijë harkore.

qarkor:

qarkór,-i m. sh. -ë(t) hist. bised. komiteti i Partisë Komuniste të Shqipërisë ose i Rinisë Komuniste të Shqipërisë i një qarku gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe në vitet e para pas saj: sekretari i qarkorit.