Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barkoj
barkoj:

bark/ój kal., -óva, -úar e përkul dhe e bëj me bark diçka, harkoj.

Sinonime / Të përafërta:
harkoj
Të ngjashme:
barkor:

barkór,-e mb. 1. anat. që ndodhet në pjesën e barkut, i barkut: pendë barkore. 2. i mysët: pasqyrë barkore.

barkos:

barkós kal., -a, -ur bised. 1. v. III të fryn barkun, të bie rëndë: më barkosi uji; / edhe v. I, e mbush sa fryhet: e barkosa trastën me lesh. 2. përvjel dhentë a dhitë në pjesën e barkut.

darkoj:

dark/ój jokal., -óva, -úar 1. ha darkë: darkuan së bashku. 2. kal. i jap të hajë darkë; e marr për darkë: i darkoi mysafirët.

farkoj:

fark/ój kal., -óva, -úar. 1. farkëtoj. 2. punoj me smilar (një pllakë guri); kep (gurin e mullirit). 3. shtroj a vesh një vend me pllaka guri, me një shtresë çimentoje etj.: farkoi pusin. 4. shtrëngoj a lidh fort diçka; zë një të çarë; / fig. ia mbyll gojën dikujt.

harkoj:

hark/ój kal., -óva, -úar 1. e përkul a e bëj si hark: harkoj trupin (thuprën). 2. rrethoj, qarkoj; / v. III merr kthesë duke qarkuar diçka si hark; dredhon: lumi harkon kodrën.