Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barkes
barkës:

bárkës,-i m. sh. -(it) 1. shuli i përparmë i tezgjahut. 2. jelek leshi pa mëngë për gra.

Të ngjashme:
barkas:

bárkas (bárkazi) ndajf. shtrirë me bark përtokë: ra barkas; zvarritej barkas.

barkos:

barkós kal., -a, -ur bised. 1. v. III të fryn barkun, të bie rëndë: më barkosi uji; / edhe v. I, e mbush sa fryhet: e barkosa trastën me lesh. 2. përvjel dhentë a dhitë në pjesën e barkut.

bares:

bar/és jokal., -íta, -ítur bised. bredh, vrapoj; endem, shëtit: baresim nëpër rrugë.

barkëse:

bárkës/e,-ja f. sh. -e(t) 1. nënbarkëz. 2. barkje2. 3. barkore1.

barkëz:

bárkëz,-a f. sh. -a(t) lesh i shkurtër dhensh a dhish, i qethur nga pjesa e barkut.