Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barke
barkë:

bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë: barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të detit në mes të rrezikut.

Sinonime / Të përafërta:
varkë
Të ngjashme:
barkje:

bárkj/e,-a f. sh. -e(t) 1. nënbarkëz. 2. copë pëlhure e trashë, që ia mbështjellim foshnjës në bark, barkëse, barkore. 3. cipë dhjami në barkun e bagëtive.

baske:

bask,-e, -ja f. sh. -e(t).

bark:

bar/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. pjesa e trupit ku janë stomaku, zorrët etj.; stomaku e zorrët: e mbushi barkun; i dhemb barku; / zgavra e poshtme e trupit të femrës, ku zhvillohet pjella: që në bark të nënës; djalë i barkut djalë i lindur vetë (jo i gjetur); / pjesa e përparme e trupit nga gjoksi e poshtë: ka vënë bark; me barkun te goja shtatzënë në muajt e fundit; iu bë barku daulle (kacek). 2. fig. bised. kjo pjesë e trupit si vatër e ndjenjave, zemra, shpirti: s’ma do barku; më iku barku; m’u rrotullua barku m’u dhimbs shumë dikush; e ka barkun të gjerë është zemërgjerë; duron shumë e fal; i ka hyrë frika në bark; ia zbrazi barkun ia tregoi të gjitha; i qau hallin; ç’ka barku e nxjerr bardhaku (fj. u.). 3. fëmijët që lind një nënë me një burrë ose të vegjlit që pjell një kafshë: barku i parë; vëllezër të një barku; rrojnë bashkë tri barqe; / etnogr. pasardhësit e një gjinie, gjiri; / fig. bised. brez: bark pas barku. 4. sëmundje me jashtëqitje të shpeshtë e të hollë, diarre; nevojë e hollë: barku i keq (i lig) dizanteria; barku i verës; e zuri barku; më heq bark; ka dalë bark. 5. faqe e harkuar a e fryrë e një sendi; pjesa e zgavërt e diçkaje: barku i shtambës (i vozës); ka lëshuar bark (muri). 6. fig. bised. brendësi: në bark të malit; / mesi i një periudhe: në bark të javës (të verës).

backë:

báck/ë,-a f. sh. -a(t) gropëz në mes të leqeve të këmbëve.

bankë:

bánk/ë,-aI f. sh. -a(t) tryezë e posaçme për nxënësit në shkollë; tryezë zdrukthëtari etj.: në bankat e shkollës gjatë kohës së shkollës; në bankën e të pandehurve në gjyq si i pandehur; në gjendjen kur duhet të japësh llogari.