Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barkse
Të ngjashme:
barkëse:

bárkës/e,-ja f. sh. -e(t) 1. nënbarkëz. 2. barkje2. 3. barkore1.

barkje:

bárkj/e,-a f. sh. -e(t) 1. nënbarkëz. 2. copë pëlhure e trashë, që ia mbështjellim foshnjës në bark, barkëse, barkore. 3. cipë dhjami në barkun e bagëtive.

barkës:

bárkës,-i m. sh. -(it) 1. shuli i përparmë i tezgjahut. 2. jelek leshi pa mëngë për gra.

barrsë:

bárrsë mb. f. që është me barrë (për kafshët): dosë barrsë.

barkë:

bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë: barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të detit në mes të rrezikut.

barkaç:

barkáç,-e mb., edhe si em. 1. barkfryrë, barkmadh. 2. keq. grykës.