Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bark
bark:

bar/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. pjesa e trupit ku janë stomaku, zorrët etj.; stomaku e zorrët: e mbushi barkun; i dhemb barku; / zgavra e poshtme e trupit të femrës, ku zhvillohet pjella: që në bark të nënës; djalë i barkut djalë i lindur vetë (jo i gjetur); / pjesa e përparme e trupit nga gjoksi e poshtë: ka vënë bark; me barkun te goja shtatzënë në muajt e fundit; iu bë barku daulle (kacek). 2. fig. bised. kjo pjesë e trupit si vatër e ndjenjave, zemra, shpirti: s’ma do barku; më iku barku; m’u rrotullua barku m’u dhimbs shumë dikush; e ka barkun të gjerë është zemërgjerë; duron shumë e fal; i ka hyrë frika në bark; ia zbrazi barkun ia tregoi të gjitha; i qau hallin; ç’ka barku e nxjerr bardhaku (fj. u.). 3. fëmijët që lind një nënë me një burrë ose të vegjlit që pjell një kafshë: barku i parë; vëllezër të një barku; rrojnë bashkë tri barqe; / etnogr. pasardhësit e një gjinie, gjiri; / fig. bised. brez: bark pas barku. 4. sëmundje me jashtëqitje të shpeshtë e të hollë, diarre; nevojë e hollë: barku i keq (i lig) dizanteria; barku i verës; e zuri barku; më heq bark; ka dalë bark. 5. faqe e harkuar a e fryrë e një sendi; pjesa e zgavërt e diçkaje: barku i shtambës (i vozës); ka lëshuar bark (muri). 6. fig. bised. brendësi: në bark të malit; / mesi i një periudhe: në bark të javës (të verës).

Sinonime / Të përafërta:
shpirti
gjiri
brez
diarre
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...këndshëm, por rrënimtar, e ka tallur ai drejtorin që, për çdo të dytën fjalë, është i gatshëm të thotë Unë jam, unë jam dhe unë jam. Kur i përqesh tipat e këtillë, ai i bën grotesk me sjelljet e tyre aq sa edhe me pamjen e tyre. Drejtori i tregimit Unë jam, unë jam duket i këtillë: „Pak flokë. Shum bark! Me mëlçi sigurisht të zmadhuar. Shpnetka besoj po ashtu. Mushkëritë e ajrosnin me vështirësi këtë minierë". Motivet e tregimeve humoristike dhe satirike të Tasim Aliajt, kryesisht, janë nga aktualiteti shoqëror. Ndryshimet që po bëhen në një shoqëri të re, e cila kërkon rrugë më të përshtatshme të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bari:

barí,-uI m. sh. -nj(të) 1. ai që ruan e kullot bagëtinë, çoban: bari lopësh (dhensh); fyelli i bariut; kërraba e bariut; gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi (fj. u.) përgatitu mirë para se të nisësh një punë; mbeti si bariu pa bagëti mbeti i shkëputur nga njerëzit që drejtonte; bariu i mirë e ruan vetë vathën (fj. u.). 2. fet. prifti i krishterë si udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve.

bari:

barí,-uII m. sh. -nj(të) zool. shpend kënetash, ngjyrë kafe, që ushqehet me peshq.

barik:

barík,-e mb. meteor. që lidhet me shtypjen atmosferike: trysnia barike.

barkë:

bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë: barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të detit në mes të rrezikut.

barok:

barók,-u m. art. stil, kryesisht në arkitekturën e shek. XVI-XVIII, me larmi zbukurimesh e vijash të përkulura.