Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baritor
baritor:

baritór,-e mb. 1. që ka tiparet e jetës e të punës së barinjve; që rron me bagëti; që mbështetet në blegtorinë: jetë baritore; fise baritore. 2. art. që i këndon jetës së barinjve e natyrës së bukur: poezi (melodi) baritore.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fije nevoje kanë filluar t'i rrjedhin lotët curril, të përcjellur me tingujt e butë të lahutës, fyellit dhe qytelisë, për shkak se jeta jonë patriarkale është në shkatërrim e sipër. Janë disa vjershëtorë më të vjetër se ai në letërsinë tonë, të cilët akoma mendojnë se mund të përtërihen Vjershat baritore të Virgjilit dhe tingujt sentimentalë të sentimentalizmit dhe të romantizmit. Ata nuk marrin parasysh se lahuta dhe fyelli janë vendosur njëherë e përgjithmonë në muzetë e vjetërsive tona, qoftë edhe të ruajtura si relike kombëtare, kurse rinia shqiptare është më tëpër e interesuar të dëgjojë muzikën...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...shiritore », ajo përbën tani një element të ri kulturor që nuk lidhet me traditën neolitike. Prototipat e saj janë me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtu si dhe në krahinat e tjera të Evropës është e lidhur me dyndjen e madhe të një popullsie baritore që vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit. Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendëse, e zbukuruar me ornamente të incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet më e pakët në fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bariton:

baritón,-i m. sh. -ë(t) muz. zëri i këngëtarit ndërmjet tenorit e basit; këngëtari a vegla muzikore me zë të tillë.

baritur:

barítur (i, e) mb. i bredhur, i shëtitur.

baritur:

barítur (i, e) mb. i bartë.

barishtor:

barishtór,-e mb. 1. që është si bar, pa kërcell ose me kërcell të hollë e me gjethe të blerta; jo i drunjëzuar: bimë barishtore; kërcell barishtor. 2. me barishte: vend barishtor.

baritet:

barít/et vetv. v.III, -(u), -ur humbet shijen, bëhet i bartë: u barit gjella.