Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barishtor
barishtor:

barishtór,-e mb. 1. që është si bar, pa kërcell ose me kërcell të hollë e me gjethe të blerta; jo i drunjëzuar: bimë barishtore; kërcell barishtor. 2. me barishte: vend barishtor.

barishtor:

barishtór,-i m. sh. -ë(t) zool. kandërr e vogël, e verdhë a e kuqërreme, që dëmton barishtet: barishtori këmbëkuq; barishtori kokëtrashë.

Të ngjashme:
barishtore:

barishtór,-e, -(t) f. sh. bimët barishtore.

barashtoj:

barasht/ój kal., -óva, -úar e bëj të barabartë nga të dyja anët (barrën etj.).

barishtak:

barishták,-e mb. që ka bar të dendur: vend barishtak.

farishtore:

farishtór/e,-ja f. sh. -e(t) farishtë.