Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barishte
barishte:

barísht/e,-ja f. sh. -e(t) bimë barishtore; perime e blertë: barishte deti leshterik; supë me barishte.

Të ngjashme:
banishtë:

banísht/ë,-a f. sh. -a(t) 1. vend me tëbana.2. vend me ujëra termale.

barnishtë:

barnísht/ë,-a f. sh. -a(t) barishte mjekësore: pi lëng barnishtash.

borishtë:

borísht/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e zhveshur dhe e varfër.

burishtë:

burísht/ë,-a f. sh. -a(t) vend me burime të vogla uji; ligatinë.

farishtë:

farísht/ë,-a f. sh. -a(t) [farísht/e,-ja f. sh. -e(t)] 1. lehe e mbjellë me fara për fidanë perimesh etj.; lehe e mbjellë me fidanë perimesh për farë, farishtore. 2. sh. fidanë perimesh, rasat: farishte qepësh (duhani). 3. karabush, rabush. 4. hauz për rasat peshku.