Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bari
bari:

barí,-uI m. sh. -nj(të) 1. ai që ruan e kullot bagëtinë, çoban: bari lopësh (dhensh); fyelli i bariut; kërraba e bariut; gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi (fj. u.) përgatitu mirë para se të nisësh një punë; mbeti si bariu pa bagëti mbeti i shkëputur nga njerëzit që drejtonte; bariu i mirë e ruan vetë vathën (fj. u.). 2. fet. prifti i krishterë si udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve.

bari:

barí,-uII m. sh. -nj(të) zool. shpend kënetash, ngjyrë kafe, që ushqehet me peshq.

bar:

bar,-iIV m. sh. -ë(t) fiz. njësi e matjes së shtypjes atmosferike.

bar:

bar,-iI m. sh. -ëra(t) 1. bimë me kërcell të hollë që nuk drunjëzohet, me gjethe të gjata e të blerta, që shërben kryesisht si ushqim për kafshët; bimë barishtore: bar i njomë (i thatë); barërat e këqija barishte të egra që dëmtojnë të mbjellat; mullar bari; kosë bari; e mbuloi bari; ulem në bar; ku ndizet zjarr, s’mbin bar (fj. u.). 2. fig. gjellë fare pa kripë; ushqim pa shije. 3. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë barishtore: bar argjendi këputje; bar i ariut krashnjerr; bar balsami balç; bar beronje barishte me gjethe si të rigonit, që përdoret në mjekësinë popullore për gratë që nuk lindin; bar blete mjalcë; bar brenge barishte me gjethe si të shelgut e me lule të imëta ngjyrë trëndafili; bar breshke halmucë; bar delli gjethe delli; bar djathi barishte me gjethe të çara, që përdoret për të zënë djathë; bar dhëmballe arrës; bar ethesh trikë; bar guri gjunjëz; bar gjaku bishtmi; bar hënëze barishte me rrënjë boshtore e me lule si të grashinës; bar hikrraqi syka; bar hirre (hirrëze) bardhesë; bar hudhre barishte e lartë, me lulesë të bardhë, që vjen erë hudhre; bari i jetës barishte me fara të helmëta, që japin të vjella e gjumë; bar jodi tamblagjak; bar lepuri barishte me fije si mëndafsh e me xhufkë të gjatë; bar lunge barishte me lule të kaltra, që përdoret për mjekimin e lungave; bar i lotzonjës drekëz; bar miu shparg; bar mjalti bar blete; bar morri barishte me gjethe si të rrapit e me fara si të fasules; bar nepërke barishte me gjethe si të grurit e me pika të zeza; bar ngjitës gjunjëz; bar pate barishte zvarritëse, që bën fara të vogla; bar peshku ballkot; bar pezmi barishte me gjethe si të fierit, që përdoret për mjekimin e plagëve; bar përdhesi bardhesë; bar plasjeje barishte me kërcell të degëzuar, që përdoret kundër plasjes; bar të preri balç; bar pushi barishte shumëvjeçare, me gjethe të imëta e me lule si fshesë; bar qelbës barishte me gjethe si të pishës, me lule të kuqe e me erë të keqe; bar qeni barishte me gjethe si të mendrës e me lule të bardha; bar qumështi barishte me kërcell si të qumështores e me gjemba të hollë si të hithrës; bar rresh barishte me lastarë të hollë e të verdhemë, që del nëpër ara e përdoret kundër rreve; bar sahati barishte me burbuqe si të zymbylit e me fijëza; bar shëllire barishte me gjethe të vogla e me lule të bardha, që përdoret kundër shtrepave të djathit; bar shpirre kuskutë; bar shpretke ryzë; bar shqiponje barishte shumëvjeçare e helmët, me lule si këmborë; bar tambli qumështore; bar i trashë madërgonë; bar thëllëze shkurre e helmët, me lule të gjelbra e me gjethe vezake; bar thiu trikë; bar uji maraskë; bar urithi barishte me kërcell e gjethe si të zymbylit; bar verdhëze barishte zvarritëse, me kokrra vezake, që plasin e hedhin jashtë farën dhe që përdoren kundër verdhëzës; bar vese barishte me lule të kaltra, që përdoret kundër sëmundjes së lëkurës; bar veshi barishte shumëvjeçare, me lule të tulta, që rritet zakonisht në mure të vjetra; bar zemre sanëz, agnushe; bar zgjebeje barishte e lartë, me gjethe të dhëmbëzuara, që përdoret kundër zgjebes.

bar:

bar,-iIII m. sh. -e(t) lokal i vogël, ku pinë zakonisht më këmbë.

bar:

bar,-iII m. sh. -na(t) 1. farm. lëndë e përgatitur për parandalimin ose për mjekimin e sëmundjeve a të plagëve, ilaç: bar qetësues; pi barnat; / bujq. lëndë kimike që përdoret kundër disa kandrrave ose kafshëve të dëmshme: bar mole (minjsh). 2. fig. mjet a mënyrë për të dalë nga një e keqe, për të zbutur hidhërimin etj., rrugëdalje: ia gjeti barin.

Sinonime / Të përafërta:
çoban
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... - Kjo rrugë fushe s'ka për të na nxjerrë asgjëkund. - Ky nuk është kërkim, ky është panik. - Çfarë the? - Baltovinë e mallkuar. - Mbetëm në vend. Zërat e tyre të shqetësuar largoheshin bashkë me hapat nëpër fushë. KREU I TRETË Pas tri javësh u kthyen. Ishte mbrëmje. Vetura ngjyrë bari u ndal përpara hyrjes së hotel “Dajtit”, nën pishat e larta. Gjenerali zbriti i pari. Kishte një pamje të lodhur e të topitur. Madje, ishte hequr në fytyrë. Vështrimi i tij i mpirë u ndal një hop te vetura. Së paku, t'i kishin fshirë baltën, mendoi me nervozizëm. E dinte që shoferi nuk kishte...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...mund të ishte vetë konsulli i Venedikut, që shkonte me mision të fshehtë kushedi ku. Kishin ndodhur raste të tilla. XII Tri ditë më vonë e vrojtova prapë trapin që nga tremja e famullisë. Kaluan vetëm dy dhiarë me bagëti. Trapi e bëri disa herë rrugën, gjersa e hodhi matanë krejt grigjën. Barinjtë ishin të mbështjellë me guna si gjithë shterparët, por për shkak të kokoreve me maja dukeshin të frikshëm nga larg. Në agun e ditës tjetër dëgjova nëpër gjumë ca zëra të largët, që dukej sikur kërkonin ndihmë, duke thirrur: Ujku, ore, ujku... U ngrita fill dhe vura veshin; ca zëra të zvargur...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...i vjetër i jetës sonë, të cilin me aq përkushtim e ka poetizuar Naim Frashëri në poemthin e tij B a g ë t i e bujqësia. Atij sikur i cshtë dukur se lumturia më e madhe e jetës mund të gjendet dhe të sendërtohet vetëm në atë formë jetësore. Hasan Hasanit nuk i ka shkuar mendja asnjëherë se edhe barinjtë e bujqit janë ngi sot me atë jetën baritore dhe bujqësore, prandaj po bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që të fusin kokën në ndonjë fabrikë apo sipërmarrje, ku në vend të peisazheve të bukura të bjeshkëve do të shikojnë prodhimet moderne e në vend të tingujve të lahutës e fyellit do të ndëgjojnë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

... me të drejta qytetare, përbëheshin nga pronarët e vegjël të tokave, zejtarët e tregtarët. Banorët vendës që në to kanë qenë të paktë, sepse qenë dëbuar që në fillim, madje edhe nga zonat periferike bujqësore, nuk kishin të drejta politike dhe kryenin punë të rënda si punëtorë krahu, druvarë, barinj etj.. Kolonitë, bashkë me municipet, kanë qenë baza ekonomike të Romës dhe njëkohësisht bërthama përçuese të politikës së asimilimit të popullsisë ilire. Veprimtaria ekonomike e kulturore e tyre ka qenë e lidhur ngushtë me Romën e modelet romake dhe gjuha zyrtare e tyre ka qenë gjuha latine....

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...kthye prapë andej nga kishte ardhur. Te hyrja e hotel “Dajtit” mëdyshja ishte fare e shkurtër. I ngjiti shkallët si midis një shurdhimi të plotë, shpërfillës kaloi përmes hollit, nën sytë e sportelistëve, gjersa, pas derës së barit, tryeza iu duk se u afrua vetë drejt tij. Pasi u ul, vuri re se bari ishte gjysmë i zbrazët. Ti, bashkë me enigmën tënde, mendoi përgjumshëm. Dhe, aty për aty, si të përmendej, iu duk se bëri një zbulim. Emri i Migenës dhe fjala “enigmë” i flatruan në kujtesë, si të donin të lidheshin. Nuk ishte krejt një anagramë, siç iu duk në fillim, por pothuajse. Migena,...

Ismail Kadare, "E Penguara"