Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bardhonjë
bardhonjë:

bardhónj/ë,-a f. sh. -a(t) kafshë femër e bardhë; / grua bardhoshe.

Të ngjashme:
bardhinë:

bardhín/ë,-a f. sh. -a(t) diçka e bardhë: dolën ca bardhina dolën ca re të bardha.

bardhujë:

bardhújë mb., edhe si em., bardhok

barkonjë:

barkónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. barkje për foshnjat. 2. të pëgërët e hollë të foshnjës; bizgë. 3. nënbarkëz.