Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bardhinë
bardhinë:

bardhín/ë,-a f. sh. -a(t) diçka e bardhë: dolën ca bardhina dolën ca re të bardha.

Të ngjashme:
bardhan:

bardhán,-e mb., edhe si em., bardhok.

bardhemë:

bardhém/ë (i), -e (e) mb. që vjen si e bardhë: dhi e bardheme.

bardhesë:

bardhés/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe si të koprës, që përdoret kundër hirrëzës së kafshëve; bar hirre, bar përdhesi.

bardhishë:

bardhísh/ë,-a f. sh. -a(t) dhi, dele a lopë e bardhë.

bardhonjë:

bardhónj/ë,-a f. sh. -a(t) kafshë femër e bardhë; / grua bardhoshe.