Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bardhezi
bardhezi:

bardhezí ndajf. bardhë e zi.

Të ngjashme:
bardhësi:

bardhësí,-a f. 1. të qenët i bardhë; ngjyra e bardhë e diçkaje: bardhësia e borës (e gëlqeres, e lëkurës); ndrit nga bardhësia. 2. fig. pastërtia e ndjenjave: bardhësia e shpirtit.

bardhëz:

bárdhëz,-a f. sh. -a(t) etnogr. kryq i bërë me dru shelgu të zhveshur, që vihet në arë një javë para pashkëve për të sjellë mbarësi.

bardhemë:

bardhém/ë (i), -e (e) mb. që vjen si e bardhë: dhi e bardheme.

bardhesë:

bardhés/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe si të koprës, që përdoret kundër hirrëzës së kafshëve; bar hirre, bar përdhesi.

bardhec:

bardhéc,-e mb., edhe si em., bardhok.