Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bardhesi
bardhësi:

bardhësí,-a f. 1. të qenët i bardhë; ngjyra e bardhë e diçkaje: bardhësia e borës (e gëlqeres, e lëkurës); ndrit nga bardhësia. 2. fig. pastërtia e ndjenjave: bardhësia e shpirtit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ishin ngarkuar me zhbirimin e ngjarjes, pasi vërtiteshin përreth, vinte një çast që nguroseshin edhe ata në këmbë përpara të vdekurit. Fytyra e tij, ajo maskë e bardhë gëlqerore, s'kishte pësuar asnjë ndryshim nga disa ditë më parë. Tani që gëlqerja qe tharë dhe nuk e spërkasnin më, bardhësia e asaj fytyre ishte e pandryshueshme. Thoshin se, po ta shikoje nën dritën e hënës, mund të humbje gojën. Njerëzit e tij, prindërit pleq, vëllezërit me nuset e tyre dhe vejusha e tij e re me foshnjën, që i shpëtonte vazhdimisht thimthi i gjirit, vinin çdo ditë dhe qëndronin shtang në këmbë me...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...vitrinave, dukej ndonjë kalimtar i rrallë. Të priste era e natës dhe ata hynë shpejt në hollin e hotelit. Ngaqë stina turistike kishte marrë fund, dhoma të lira kishte plot, madje, edhe nga ana e liqenit. Gjenerali u afrua te dritarja dhe mënjanoi perden. Liqeni s'dukej. Larg në fushë ishte po ajo bardhësi tronditëse e hënës. Ai u ul buzë shtratit dhe ndezi një cigare. Prifti trokiti pas pak. - Poshtë në restorant po ha darkë ai gjenerallejtënanti që takuam para dy javësh në male, - tha. Specialisti, që i priste poshtë, u dha të njëjtin lajm. - Ata, me sa duket, po bëjnë gërmime në këtë qytet...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bardhesë:

bardhés/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe si të koprës, që përdoret kundër hirrëzës së kafshëve; bar hirre, bar përdhesi.

bardhezi:

bardhezí ndajf. bardhë e zi.

bardhemë:

bardhém/ë (i), -e (e) mb. që vjen si e bardhë: dhi e bardheme.

bardhosh:

bardhósh,-e mb., edhe si em., me lëkurë e flokë shumë të bardhë: vajzë bardhoshe; / i bardhemë: dritë bardhoshe.

bardhush:

bardhúsh,-e mb., edhe si em., bardhosh.