Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bardhe
bardhë:

bárdhë (i, e) mb. 1. që ka ngjyrën si të borës; i çelur e i ndritshëm; kund. i zi: pe i bardhë; re të bardha; kalë i bardhë; raca e bardhë; bukë e bardhë; verë e bardhë; rruazat e bardha të gjakut (anat.); mëlçia e bardhë (anat.) mushkëria; gurët e bardhë (shah.); ujërat e bardha ujërat e pastra të burimeve; i bardhë qumësht; netët e bardha të Veriut. 2. gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë, kafshë etj., që kanë këtë ngjyrë a janë të bardheme: ariu i bardhë; lepuri i bardhë; mëllenja e bardhë; korbi i bardhë gallofi; pisha e bardhë; zambaku i bardhë; plepi i bardhë; trëndafili i bardhë; fiku i bardhë; misri i bardhë; rrushi i bardhë; lakra e bardhë. 3. i pashkruar a i paplotësuar: faqe (fletë) e bardhë; çek i bardhë (fin.); nënshkruan në të bardhë (fin.). 4. fig. fatlum, fatbardhë: ditë të bardha; pleqëri e bardhë; qofsh i bardhë! (ur.). 5. i pastër, i panjollë; i çiltër e bujar: ka zemër të bardhë; me faqe të bardhë! (ur.). 6. euf. gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa sëmundje ngjitëse e të rënda: kolla e bardhë kolla e mirë; grykët e bardha difteria; lia e bardhë; murtaja e bardhë tuberkulozi.

bardhë:

bárdh/ë,-a f. sh. -a(t) kafshë e bardhë; / vajzë me lëkurë shumë të bardhë.

bardhë:

bárdh/ë,-a (e) f. sh. -a(t) (të) 1. ngjyra a boja e bardhë; kund. e zezë: e lyej me të bardhë. 2. kryes. sh. diçka e bardhë a e bardhëlleme (rrobat, bulmeti, të lashtat, të lintat, ujërat që dalin para pjelljes së kafshëve etj.): u vesh me të bardha; e bardha e syrit; e bardha e vezës; të bardhat e lopës. 3. sh. euf. qenie fantastike popullore, që përfytyrohen si vajza, të cilat rrojnë në mal a nën tokë e bëjnë të këqija kur zemërohen. 4. fig. vepër a sjellje e mirë; kund. e zezë: e ndaj të bardhën nga e zeza; e paraqiti të bardhën të zezë.

bardhë:

bárdhë,-t (të) as. 1. krem i bardhë për fytyrën: vë të bardhë. 2. ngjyra e bardhë; bardhësi; diçka e bardhë: të bardhët e syrit (e vezës).

bardhë:

bárdhë ndajf. në të bardhë a në të bardheme; kund. zi: bardhë e zi (për filmat pa ngjyra); u bë bardhë në fytyrë; i sheh (gjërat) bardhë e zi (fig.) i sheh gjërat ose vetëm mirë, ose vetëm keq.

Sinonime / Të përafërta:
fatlum
fatbardhë
bardhësi
Antonime:
i zi
e zezë
zi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tij u bë copë, sidomos e shoqja... - Po, - tha prifti. - Ajo u interesua shumë. - A e patë varrin e bukur prej mermeri që kanë përgatitur për kolonelin? - Po, - tha prifti, - ma treguan para se të niseshim. - Një varr me të vërtetë madhështor, me përmendore dhe rrënjë trëndafilash të kuq e të bardhë, - tha gjenerali. - Vetëm se është i zbrazët. Ata qëndruan një kohë të gjatë në heshtje. Gjenerali pinte raki dhe vështronte e ndiente përreth jetën e huaj. Papritur e ndjeu veten fare të vetëm. Të vetëm me varret e ushtarëve. Nuk deshi të kujtonte “varret e vëllezërve". Në asnjë mënyrë s'deshi...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...që buis gjithandej ku ka ujëra dhe lagështirë. Thonë se edhe në shtëpinë e vet të madhe, prej nga drejton punët, ai ka të njëjtën pllakë, madje edhe në shkresat e llogarive e të gjyqeve ai nënshkruan me të njëjtat fjalë, "Lundra dhe trape", thua se kjo të ishte emblema e tij, siç është luani i bardhë me një pishtar zjarri midis dhëmbëve emblema e kryezotit tonë. Qysh se ky zot i ri bleu trapet e lundrat, traparët e lundërtarët u kthyen në rrogëtarë të tij, përveç ndonjë rasti të rrallë, si ai i traparit kokëshkretë të Përroit të Cungjeve, që pranoi më mirë të vdiste urie, sesa të merrte...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...në këtë pjesë të përmbledhjes, është bërë apoteozë e jetës patriarkale në pjesën e saj të dytë. Sipas pikëpamjeve të tij fshati është e vetmja parajsë e kësaj bote. Fshatarët e tij janë të pasur si farmerët e Kanadasë: Guri e bleuen grunin thaset mbushen plot miell E buka shtrohet para në sofrën e bardhë si diell. (Mullini) Ata janë të pasur me djath si çobanët mongolez: Buka e grunit e trashë nji pllambë e djathi përmbi, Sofra n'tbanin e malsorit për mote ndjell dashni. (Të qethunat,5) Të rrethuar prej bollëkut, ata hanë e pinë si Vikingët: Maza pikon tlynë te goja kur e ofrojnë me lugë Kafshatat...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...gjë që është dhe e kuptueshme, pasi klima dhe në këtë kohë vazhdoi të ishte e ftohtë dhe e lagësht si më parë. Përparësi kanë të dhënat që janë zbuluar në shtresën më të hershme të shpellës së Konispolit I, të datuar 26 370 vjet më parë, si një seri veglash pune të përgatitura nga gurstralli i bardhë me retush të varfër, kocka kafshësh të egra si edhe farë rrushi të egër dhe thjerrëza të karbonizuara, të cilat janë tipike për Mesdheun Lindor paraneolitik. Gjuetia e kafshëve të egra vazhdon edhe në këtë etapë të fundit të zhvillimit paleolitik të vendit tonë, të jetë mjeti kryesor i sigurimit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bardhec:

bardhéc,-e mb., edhe si em., bardhok.