Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bardh
bardh:

bardh kal., -a, -ur zbardh.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.. Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e. sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...grupi i vogël vonohej sipër eshtrave, gjenerali ndiente një zbrazëtirë në lukth. Domethënë, po e masin për herë të dytë, mendonte. Domethënë, në listë do të ketë përsëri pikëpyetje. Pastaj, punëtori që kishte rendur te kamioni kthehej me thesin e tejdukshëm, një thes i kaltër najloni me vija të bardha dhe me një shirit të zi, prodhim i firmës "Olympia", bërë me porosi të veçantë. Specialisti, duke mbajtur pincën me gishtat e gjatë, e hidhte medaljonin në një arkëz metalike. Një ditë na kontrolluan a i kishim të gjithë medaljonet. Dikush kishte kallëzuar se ai e kishte hedhur medaljonin e...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...ekzistojnë krijues që ju shmangen tubimeve, dekleratave publike, diskutimeve të hapta jo pse janë nga natyra heshtakë, por pse ashtu dëshirojnë t'ju vishet epiteti i njerëzve që flasin pak, ose nuk f lasin fare vetëm e vetëm pse janë më të mençur se sa rrethi në të cilin i kalojnë ditët e tyre të bardha si Zeusi mitologjik në majen e Olimpit. Në të vërtetë, ata përpiqen t'i krijojnë heshtjes aureolën e modestisë, por nuk është vështirë të vërehet se aureola e modestisë së tyre është thurur prej luleve të një kryelartësie dhe megalomanie të tmerrshme, për të cilën, mendojnë, nuk mund të jetë askush...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Pothuajse mbaroi harku i tretë dhe nisi kamarja shkarkuese e krahut të djathtë. Ura, gjatë gjithë gjatësisë së saj, gjëmonte nga varetë, daltat e gurgdhendësve dhe kërkëllima e karrove. Midis poteres së paprerë të ndërtimit dhe zhaurimës së lumit, ashtu i gëlqerortë si përherë, i huaj nga e bardha, i vetmuar, ishte Murrash Zenebisha. Tretej vallë mishi i fytyrës së tij nën maskën prej gëlqereje, apo kishte ngrirë, siç ngrin llaçi, këtë s'mund ta dinte askush. Njerëzit e tij vinin si gjithmonë, por koha e qëndrimit të tyre përpara tij sa vente pakësohej. Disa ditë pas murimit, të shushatur...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bardhë:

bárdhë (i, e) mb. 1. që ka ngjyrën si të borës; i çelur e i ndritshëm; kund. i zi: pe i bardhë; re të bardha; kalë i bardhë; raca e bardhë; bukë e bardhë; verë e bardhë; rruazat e bardha të gjakut (anat.); mëlçia e bardhë (anat.) mushkëria; gurët e bardhë (shah.); ujërat e bardha ujërat e pastra të burimeve; i bardhë qumësht; netët e bardha të Veriut. 2. gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë, kafshë etj., që kanë këtë ngjyrë a janë të bardheme: ariu i bardhë; lepuri i bardhë; mëllenja e bardhë; korbi i bardhë gallofi; pisha e bardhë; zambaku i bardhë; plepi i bardhë; trëndafili i bardhë; fiku i bardhë; misri i bardhë; rrushi i bardhë; lakra e bardhë. 3. i pashkruar a i paplotësuar: faqe (fletë) e bardhë; çek i bardhë (fin.); nënshkruan në të bardhë (fin.). 4. fig. fatlum, fatbardhë: ditë të bardha; pleqëri e bardhë; qofsh i bardhë! (ur.). 5. i pastër, i panjollë; i çiltër e bujar: ka zemër të bardhë; me faqe të bardhë! (ur.). 6. euf. gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa sëmundje ngjitëse e të rënda: kolla e bardhë kolla e mirë; grykët e bardha difteria; lia e bardhë; murtaja e bardhë tuberkulozi.

bardho:

bárdho,-ja m. sh. -(t) qen, kalë etj. i bardhë; / njeri me flokë të bardhë; çubardh.

barth:

barth,-i m. 1. qull me miell, me yndyrë e me zorrë bagëtish. 2. sh. -a(t) anat. bajame.

gardh:

gardh,-i m. sh. -e(t) dhe gjérdhe(t) 1. thurimë përqark një kopshti, një oborri etj.: hu gardhi; thur gardhin; prapa gardhit (fig.) prapa krahëve; gardhi ka sy (veshë) (fj. u. ) sado fshehtas që të punosh, do të merret vesh; nga sytë e botës nuk fshihesh dot. 2. fig. radhë e shtrënguar njerëzish; varg i ngjeshur sendesh që pengojnë kalimin; pengesë; mburojë: gardh ushtarësh; e kapërceu gardhin e kaloi vështirësinë që kishte, e hodhi lumin; i vuri gardh gojës nuk foli më, e qepi gojën.

mardh:

mardh jokal., -a, -ur mërdhij: i mardhin duart.