Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barbun
barbun:

barbú/n,-ni m. sh. -nj(të) zool. peshk i vogël me luspa të kuqërreme.

Të ngjashme:
babune:

babún/e,-ia f. sh. -e(t) karroqe.

barbaç:

barbáç,-i m. sh. -ë(t) bised. arbëresh i Greqisë.

barbar:

barbár,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. emër me të cilin grekët e romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre. 2. përb. njeri barbar.

barbull:

bárbu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. çapëza e hostenit. 2. pjesa e ngritur e pëllëmbës ose e shputës nën gishtin e madh.

barbunjë:

barbúnj/ë,-a f. sh. -a(t) lloj fasuleje me bishtaja të gjera; bishtajat e kësaj perimeje, që gatuhen të njoma: mish me barbunja.