Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barbar
barbar:

barbár,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. emër me të cilin grekët e romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre. 2. përb. njeri barbar.

barbar:

barbár,-e mb. 1. hist. që lidhet me barbarët, i barbarëve: fiset barbare. 2. përb. shumë i prapambetur, i pagdhendur e primitiv; i egër e shkatërrimtar: sjellje barbare.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...perandorakë kërkonin të nxirrnin burime të ardhurash sa më të mëdha. Burimet e shkruara antike përmendin Probin, sundimtarin e Ilirikut, i cili që nga fundi i shek. III e. sonë, duke mbledhur taksat në mënyrë të padrejtë, i kishte dobësuar krahinat veriore ilire, para se ato të shkatërroheshin nga barbarët. Një shenjë tjetër e krizës ishte edhe dobësimi i pushtetit qendror në perandori. Gjendja e keqe e popullsisë qytetare e fshatare u bë shkak për shpërthimin e kryengritjeve. Në kryengritjet me skllevërit e kolonët u bashkuan si fshatarët e varfër, dhe vegjëlia e qyteteve. Lufta e tyre e tronditi...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
barabar:

barabár ndajf. njësoj; pa dallim: dolën barabar; i dua barabar.

barbaç:

barbáç,-i m. sh. -ë(t) bised. arbëresh i Greqisë.

barbari:

barbarí,-a f. sh. -(të) 1. egërsi prej barbari; shtypje çnjerëzore; vepër barbare, barbarizëm. 2. hist. periudha e dytë e shoqërisë primitive, pas egërsisë.

barkar:

barkár,-i m. sh. -ë(t) barkëtar.