Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barazi
barazi:

barazí,-a f. sh. -(të) të qenët i barabartë me një tjetër; gjendje e barabartë a e drejtë për të qenë i barabartë me një tjetër; kund. pabarazi: barazi shoqërore; barazia para ligjit.

Antonime:
pabarazi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ç'është kuptimi i atyre situatave. Pa dyshim jo. Në situatat e rralla aq më dukshëm shtrohet nevoja e mbrojtjes së vlerave të përgjithshme, dhe të përhershme njerëzore. Esad Mekuli ka krijuar poezinë mbi vlerat universale njerëzore siç janë liria dashuria ndaj truallit të lindjes, dinjiteti kombëtar, barazia dhe dashuria ndërmjet njerëzve, që janë vlerat më të larta të të gjithë njerëzve dhe të të gjitha kohërave. Përvoja historike letrare ka dëshmuar se të gjithë poetët, që i mbrojnë këto vlera, aq shpresh të rrezikuara gjatë historisë, janë poetë të rëndësishëm të popullit të vet, po në të njëjtën...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...drejta dokesore gjithnjë ka qëndruar si bosht për ruajtjen e unitetit kombëtar të shqiptarëve. Ajo qëndronte e vepronte në moralin dhe në jetën e shqiptarëve mbi dallimet shoqërore, mbi besimet e ndryshme fetare që ata kishin, kurse elementin jo shqiptar e drejta dokesore e përjashtonte nga një barazi e tillë. Në të nuk mungonin edhe elementë lokalë dallues, por ishin dytësorë në krahasim me normat e përbashkëta kombëtare të së drejtës dokesore. Kësaj i nënshtrohej kushdo në Shqipëri, madje edhe e drejta kishtare (kanonike), që njihej mirë për konservatorizmin e saj dhe për masat e ashpra...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
larazi:

lara/zí,-zézë mb., edhe si em., që është me lara të zeza (për disa kafshë): dash (cjap) larazi; dele (dhi) larazezë.

barazim:

barazím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. sport. përfundim i barabartë i një ndeshjeje a i një loje: goli i barazimit; përfundoi me barazim. 3. mat. formulë që ka dy anë me madhësi e me vlerë të barabartë: barazim algjebrik; shenja e barazimit.

babëzi:

babëzí,-a f. 1. grykësi e madhe, pangopësi; lakmi e pashuar: i ka hyrë babëzia. 2. zi e madhe, mjerim.

bagazh:

bagázh,-i m. sh. -e(t) 1. plaçka e sende të ndryshme që merr dikush me vete kur udhëton: vagon bagazhi. 2. fig. libr. tërësia e dijeve a e njohurive që ka një njeri: bagazhi shkencor.

barakë:

barák/ë,-a f. sh. -a(t) ndërtesë e thjeshtë, zakonisht prej dërrasash, që shërben si fjetore, si depo etj.