Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baras
baras:

báras (bárazi) ndajf. 1. barabar, njësoj: dolën baras. 2. si kallëz. është e barabartë me …; bëjnë …: dy edhe dy baras katër.

Sinonime / Të përafërta:
barabar
njësoj
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mjediset e huaja. Largësia është faktori që ndikon në krijimin e autoritetit. Njeriut të kufizuar, prandaj, monumentet i duken më të rëndësishme se ata të cilëve u janë kushtuar. Bashkëkohësit e tillë që, zakonisht. krijojnë opinionin në një kohë dhe në një mjedis edhe punën e shkrimtarit e shikojnë baras punës tregëtare apo ndonjë pune tjetër të rëndomtë. Jo një shkrimtar i shquar ka ndjerë nevojë të formulojë kësi mendimi, me të cilin u është hakmarrë disa bashkëkohësve: ka shumë idiotë në këtë botë që më tepër çmojnë pasurinë, lustrën e jashtme, origjinën, pozitën se sa vlerat shpirtërore, intelektuale...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Pineu u mbeti « besnik » romakëve, Skerdilaidi vepron ende më 218 si aleat i Maqedonisë, duke përkrahur Filipin në ndërmarrjet e tij detare të atij viti. Por i penguar nga komplotet dhe trazirat që i kishin shkaktuar dinastët e qyteteve të Ilirisë, nuk mundi të dërgonte më shumë se 15 anije, baras me gjysmën e atyre që kishte premtuar. Nga ana tjetër, kontingjente ilire, nën komandën e Demetrit vepronin krahas forcave maqedone në Greqi dhe luanin një rol të parëndësishëm në operacionet e mbretit maqedon kundër etolëve dhe aleatëve të tyre. Gjendja në Iliri ishte shumë e rëndë edhe për shkak...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bares:

bar/és jokal., -íta, -ítur bised. bredh, vrapoj; endem, shëtit: baresim nëpër rrugë.

barkas:

bárkas (bárkazi) ndajf. shtrirë me bark përtokë: ra barkas; zvarritej barkas.

baros:

barós kal., -a, -ur spërkat me bar (pemët etj.). / pës. baróset v. III.

çaras:

çáras (çárazi) ndajf. 1. duke e hapur tokën thellë: e mbollën misrin çarazi. 2. duke qenë të përçarë; pa u marrë vesh midis tyre: ranë çaras u grindën.

aras:

áras ndajf. hapur; sheshit: flasim aras.