Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barakë
barakë:

barák/ë,-a f. sh. -a(t) ndërtesë e thjeshtë, zakonisht prej dërrasash, që shërben si fjetore, si depo etj.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dëshmitarëve kishte shpesh kundërthënie; pleqtë ngatërronin ngjarjet dhe luftërat. Asgjë nuk ishte e saktë. Vetëm balta e dinte të vërtetën. Gjenerali ktheu përsëri gotën. - Ajo barakë, atje në fushë, - murmuriti me vete. - Me atë magazinier të zymtë... Përpara se të hynin në Tiranë, kishin bërë dorëzimin e tyre, diku në një rrethinë, te baraka e grumbullimit, e ngritur enkas për këtë gjë në bazë të marrëveshjes. - Barakë, magazinier... Dhe një qen te dera... Prifti nuk foli. Gjatë bisedimeve paraprake me zyrtarët shqiptarë, një nga pikat e vështira për t'u marrë vesh kishte qenë moslejimi...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...qimekuqi i acartë, që dukej se ishte gati të kafshonte duart e veta kur s'i ecte puna, pranonte në heshtje shoqërimin e të çmendurit. Gjeloshi e vështronte me adhurim, largonte këdo që u afrohej shkarravinave mbi rërë dhe s'bënte as gëk as mëk në praninë e tjetrit. Vetëm kur shestuesi mbyllej në barakë, të marrit i vinte gjuha. E, Gjelosh, i thoshin njerëzit, na trego si punon yt zot. Dhe Gjeloshi, tërë qejf, rrëmbente një shkop dhe fillonte të shkarraviste dheun me aq vërtik, saqë hidhte baltë e guraleca njëzet hapa larg. Ja, kështu punon, vu, vu, vu, ia bënte dhe gjithmonë e më vrullshëm...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
barkë:

bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë: barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të detit në mes të rrezikut.

bajrak:

bajrá/k,-ku m. sh. -kë(t) dhe -qe(t) 1. vjet. flamur; / etnogr. shami e madhe me lule e xhufka, që e mbajnë krushqit si flamur kur marrin nusen. 2. fig. njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët nga bukuria e trupit. 3. hist. njësi ushtarake e më vonë administrative në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë, në vend të organizimit fisnor patriarkal.

barazi:

barazí,-a f. sh. -(të) të qenët i barabartë me një tjetër; gjendje e barabartë a e drejtë për të qenë i barabartë me një tjetër; kund. pabarazi: barazi shoqërore; barazia para ligjit.

barkaç:

barkáç,-e mb., edhe si em. 1. barkfryrë, barkmadh. 2. keq. grykës.

barkar:

barkár,-i m. sh. -ë(t) barkëtar.