Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barabartë
barabartë:

barabártë (i, e) mb., edhe si em., i njëjtë, i njëllojtë; që i ka të njëjta të drejtat, përgjegjësitë etj.; kund. i pabarabartë: pjesë të barabarta; të drejta të barabarta; i barabartë ndërmjet të barabartëve.

Antonime:
i pabarabartë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...familjen patriarkale monogame, e cila u bë dhe bërthamë e shoqërisë fisnore të kësaj kohe. Brenda fisit ajo formonte një njësi të pavarur ekonomike e shoqërore. Pjesëtarët e saj i lidhte prona e përbashkët e familjes, prodhimi dhe konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin të barabartë midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis të barabartëve. Gjatë epokës së bronzit struktura e fisit u bë më e ndërlikuar. Midis familjes dhe fisit u krijua një hallkë tjetër, vëllazëria, e cila përmblidhte disa familje të mëdha patriarkale, të dala nga ndarja e familjes mëmë. Pasqyrë e këtij...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...këtilla, Tasim Aliaj ka patur suksesin më të madh. Kujt nuk do t'i duket qesharak dhe tragjik në atë naivitetin e tij protagonisti i tregimit, Të drejtat e përjeishme, Saliu, i cili, për të bijen e tij kërkon „një dhëndër jo dosido", domethënë një dhëndër që do të jetë përkah origjina familjare i barabartë me të, megjithëse ajo vetë është dashuruar në një shofer. Në përmbledhjen e tregimeve Stuhi në sirtar janë marrë në nishan të pushkës satirike të Tasim Aliajt edhe dukuri të tjera të aktualitetit shoqëror. Nuk janë vetëm disa drejtorë — burokratë dhe foduj të prapambetur ata që s'e diktojnë zërin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
barabar:

barabár ndajf. njësoj; pa dallim: dolën barabar; i dua barabar.

pabarabartë:

pabarabártë (i, e) mb., edhe si em., jo i barabartë me një tjetër: pjesë (madhësi) të pabarabarta; ndeshje e pabarabartë; në kushte të pabarabarta.

barkartë:

barkárt/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kandërr dëmtuese e bimëve, me push të praruar në bark.