Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barabar
barabar:

barabár ndajf. njësoj; pa dallim: dolën barabar; i dua barabar.

Në literaturë:
Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Njerëzit, mjerisht mengadalë vijnë duke kuptuar të renë dhe, sidomos disa nga pjesëtarët e brezit më të vjetër me vështirësi vijnë duke iu adaptuar ndryshimeve që po bëhen, dhe që synojnë mirësinë dhe lumturinë e të gjithë njerëzve barabar. Në nishanin e kritikës së tij janë gjetur kështu individualizmi, reaksioni, religjioni po edhe sjelljet mikroborgjeze të akcilëve të ndryshëm si ndër fshatarët ashtu edhe ndër intelektualët...

Të ngjashme:
barbar:

barbár,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. emër me të cilin grekët e romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre. 2. përb. njeri barbar.

barbar:

barbár,-e mb. 1. hist. që lidhet me barbarët, i barbarëve: fiset barbare. 2. përb. shumë i prapambetur, i pagdhendur e primitiv; i egër e shkatërrimtar: sjellje barbare.

barabartë:

barabártë (i, e) mb., edhe si em., i njëjtë, i njëllojtë; që i ka të njëjta të drejtat, përgjegjësitë etj.; kund. i pabarabartë: pjesë të barabarta; të drejta të barabarta; i barabartë ndërmjet të barabartëve.

barbari:

barbarí,-a f. sh. -(të) 1. egërsi prej barbari; shtypje çnjerëzore; vepër barbare, barbarizëm. 2. hist. periudha e dytë e shoqërisë primitive, pas egërsisë.

barnatar:

barnatár,-i m. sh. -ë(t) farmacist.