Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bar-lulishte
bar-lulishte:

bar-lulísht/e,-ja f. sh. -e(t) lokal veror, zakonisht në një lulishte, ku hanë e pinë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...për veten e vet, ndonëse jo aq me bindje, ngaqë e kuptonte se pa thirrjen në Komitet të Partisë dhe pa gjithë të tjerat, vajza e panjohur do të kishte qenë thjesht një vajzë e tillë e asgjë tjetër. Porositi një kafe tjetër, pas së cilës iu duk se nderimi në sytë e kamerierit u shtua edhe më. Në bar kishin hyrë klientë të rinj. U përpoq ta hiqte mendjen nga çdo gjë, së paku gjatë pirjes së kafesë së dytë. Por pikërisht ajo paskësh qenë më e keqja. Mendja, ndërsa përpiqej t'i ikte Këshillit Artistik të Teatrit, bëri ç'bëri, ngeci përsëri te vajza. Veç ta takonte edhe një herë... Mendimi ngjante...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...lëngonte që prej dy muajsh dhe mjekët nuk po ia gjenin dot sëmundjen. Kryezoti ynë dhe peshkopi u panë shumë herë në sy. Kuptohej menjëherë që atij herë i shkonte mendja tek arka e boshatisur, herë tek vajza e sëmurë dhe, për të dyja këto, ura që i parashtronin këta të panjohur ishte i vetmi bar. Ata nisën të flisnin prapë për porosinë qiellore të përcjellë prej endacakut. Në anët tona sëmundjes së atij fatkeqi i thonë lëngatë e hënës, shpjegoi njëri, kurse tek ju, me sa mora vesh, quhet sëmundje e tokës. Por kjo është pothuajse e njëjta gjë. Vetë këto emërtime rrëfejnë qartë se gjithandej...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...dhe e erfytyroj këtë njeri pa to, vetëm me kafkën dhe dhëmbët ë vetmet gjëra të qëndrueshme në fytyrë). Më kupton? Më uket sikur kam hyrë në mbretërinë e kalciumit. KREU I SHTATË - Kjo ndodhi në fillim të luftës, - tha kafetari, me një anglishte të shqepët. Ai kishte punuar diku në një bar në NjuJork dhe dukej sikur gjithë zhurmat dhe topitja e një bari të natës ishin futur në të folurën e tij. Gjenerali kishte kërkuar që t'i tregonte historinë e prostitutës ndonjë nga banorët e këtij qyteti malor të lashtë e të gurtë. Të gjithë kishin thënë se kafetari dinte të tregonte si rrallëkush...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
lulishtë:

lulísht/ë,-a f. sh. -a(t) [lulísht/e,-ja f. sh. -e(t)] 1. vend i mbjellë me lule ku pushojnë njerëzit, kopsht me lule: lulishtet e qytetit; rrinë (çlodhen) në lulishtë. 2. bised. bar-lulishtë.

bar:

bar,-iI m. sh. -ëra(t) 1. bimë me kërcell të hollë që nuk drunjëzohet, me gjethe të gjata e të blerta, që shërben kryesisht si ushqim për kafshët; bimë barishtore: bar i njomë (i thatë); barërat e këqija barishte të egra që dëmtojnë të mbjellat; mullar bari; kosë bari; e mbuloi bari; ulem në bar; ku ndizet zjarr, s’mbin bar (fj. u.). 2. fig. gjellë fare pa kripë; ushqim pa shije. 3. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë barishtore: bar argjendi këputje; bar i ariut krashnjerr; bar balsami balç; bar beronje barishte me gjethe si të rigonit, që përdoret në mjekësinë popullore për gratë që nuk lindin; bar blete mjalcë; bar brenge barishte me gjethe si të shelgut e me lule të imëta ngjyrë trëndafili; bar breshke halmucë; bar delli gjethe delli; bar djathi barishte me gjethe të çara, që përdoret për të zënë djathë; bar dhëmballe arrës; bar ethesh trikë; bar guri gjunjëz; bar gjaku bishtmi; bar hënëze barishte me rrënjë boshtore e me lule si të grashinës; bar hikrraqi syka; bar hirre (hirrëze) bardhesë; bar hudhre barishte e lartë, me lulesë të bardhë, që vjen erë hudhre; bari i jetës barishte me fara të helmëta, që japin të vjella e gjumë; bar jodi tamblagjak; bar lepuri barishte me fije si mëndafsh e me xhufkë të gjatë; bar lunge barishte me lule të kaltra, që përdoret për mjekimin e lungave; bar i lotzonjës drekëz; bar miu shparg; bar mjalti bar blete; bar morri barishte me gjethe si të rrapit e me fara si të fasules; bar nepërke barishte me gjethe si të grurit e me pika të zeza; bar ngjitës gjunjëz; bar pate barishte zvarritëse, që bën fara të vogla; bar peshku ballkot; bar pezmi barishte me gjethe si të fierit, që përdoret për mjekimin e plagëve; bar përdhesi bardhesë; bar plasjeje barishte me kërcell të degëzuar, që përdoret kundër plasjes; bar të preri balç; bar pushi barishte shumëvjeçare, me gjethe të imëta e me lule si fshesë; bar qelbës barishte me gjethe si të pishës, me lule të kuqe e me erë të keqe; bar qeni barishte me gjethe si të mendrës e me lule të bardha; bar qumështi barishte me kërcell si të qumështores e me gjemba të hollë si të hithrës; bar rresh barishte me lastarë të hollë e të verdhemë, që del nëpër ara e përdoret kundër rreve; bar sahati barishte me burbuqe si të zymbylit e me fijëza; bar shëllire barishte me gjethe të vogla e me lule të bardha, që përdoret kundër shtrepave të djathit; bar shpirre kuskutë; bar shpretke ryzë; bar shqiponje barishte shumëvjeçare e helmët, me lule si këmborë; bar tambli qumështore; bar i trashë madërgonë; bar thëllëze shkurre e helmët, me lule të gjelbra e me gjethe vezake; bar thiu trikë; bar uji maraskë; bar urithi barishte me kërcell e gjethe si të zymbylit; bar verdhëze barishte zvarritëse, me kokrra vezake, që plasin e hedhin jashtë farën dhe që përdoren kundër verdhëzës; bar vese barishte me lule të kaltra, që përdoret kundër sëmundjes së lëkurës; bar veshi barishte shumëvjeçare, me lule të tulta, që rritet zakonisht në mure të vjetra; bar zemre sanëz, agnushe; bar zgjebeje barishte e lartë, me gjethe të dhëmbëzuara, që përdoret kundër zgjebes.

bar:

bar,-iII m. sh. -na(t) 1. farm. lëndë e përgatitur për parandalimin ose për mjekimin e sëmundjeve a të plagëve, ilaç: bar qetësues; pi barnat; / bujq. lëndë kimike që përdoret kundër disa kandrrave ose kafshëve të dëmshme: bar mole (minjsh). 2. fig. mjet a mënyrë për të dalë nga një e keqe, për të zbutur hidhërimin etj., rrugëdalje: ia gjeti barin.

bar:

bar,-iIII m. sh. -e(t) lokal i vogël, ku pinë zakonisht më këmbë.

bar:

bar,-iIV m. sh. -ë(t) fiz. njësi e matjes së shtypjes atmosferike.