Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bar
bar:

bar,-iI m. sh. -ëra(t) 1. bimë me kërcell të hollë që nuk drunjëzohet, me gjethe të gjata e të blerta, që shërben kryesisht si ushqim për kafshët; bimë barishtore: bar i njomë (i thatë); barërat e këqija barishte të egra që dëmtojnë të mbjellat; mullar bari; kosë bari; e mbuloi bari; ulem në bar; ku ndizet zjarr, s’mbin bar (fj. u.). 2. fig. gjellë fare pa kripë; ushqim pa shije. 3. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë barishtore: bar argjendi këputje; bar i ariut krashnjerr; bar balsami balç; bar beronje barishte me gjethe si të rigonit, që përdoret në mjekësinë popullore për gratë që nuk lindin; bar blete mjalcë; bar brenge barishte me gjethe si të shelgut e me lule të imëta ngjyrë trëndafili; bar breshke halmucë; bar delli gjethe delli; bar djathi barishte me gjethe të çara, që përdoret për të zënë djathë; bar dhëmballe arrës; bar ethesh trikë; bar guri gjunjëz; bar gjaku bishtmi; bar hënëze barishte me rrënjë boshtore e me lule si të grashinës; bar hikrraqi syka; bar hirre (hirrëze) bardhesë; bar hudhre barishte e lartë, me lulesë të bardhë, që vjen erë hudhre; bari i jetës barishte me fara të helmëta, që japin të vjella e gjumë; bar jodi tamblagjak; bar lepuri barishte me fije si mëndafsh e me xhufkë të gjatë; bar lunge barishte me lule të kaltra, që përdoret për mjekimin e lungave; bar i lotzonjës drekëz; bar miu shparg; bar mjalti bar blete; bar morri barishte me gjethe si të rrapit e me fara si të fasules; bar nepërke barishte me gjethe si të grurit e me pika të zeza; bar ngjitës gjunjëz; bar pate barishte zvarritëse, që bën fara të vogla; bar peshku ballkot; bar pezmi barishte me gjethe si të fierit, që përdoret për mjekimin e plagëve; bar përdhesi bardhesë; bar plasjeje barishte me kërcell të degëzuar, që përdoret kundër plasjes; bar të preri balç; bar pushi barishte shumëvjeçare, me gjethe të imëta e me lule si fshesë; bar qelbës barishte me gjethe si të pishës, me lule të kuqe e me erë të keqe; bar qeni barishte me gjethe si të mendrës e me lule të bardha; bar qumështi barishte me kërcell si të qumështores e me gjemba të hollë si të hithrës; bar rresh barishte me lastarë të hollë e të verdhemë, që del nëpër ara e përdoret kundër rreve; bar sahati barishte me burbuqe si të zymbylit e me fijëza; bar shëllire barishte me gjethe të vogla e me lule të bardha, që përdoret kundër shtrepave të djathit; bar shpirre kuskutë; bar shpretke ryzë; bar shqiponje barishte shumëvjeçare e helmët, me lule si këmborë; bar tambli qumështore; bar i trashë madërgonë; bar thëllëze shkurre e helmët, me lule të gjelbra e me gjethe vezake; bar thiu trikë; bar uji maraskë; bar urithi barishte me kërcell e gjethe si të zymbylit; bar verdhëze barishte zvarritëse, me kokrra vezake, që plasin e hedhin jashtë farën dhe që përdoren kundër verdhëzës; bar vese barishte me lule të kaltra, që përdoret kundër sëmundjes së lëkurës; bar veshi barishte shumëvjeçare, me lule të tulta, që rritet zakonisht në mure të vjetra; bar zemre sanëz, agnushe; bar zgjebeje barishte e lartë, me gjethe të dhëmbëzuara, që përdoret kundër zgjebes.

bar:

bar,-iII m. sh. -na(t) 1. farm. lëndë e përgatitur për parandalimin ose për mjekimin e sëmundjeve a të plagëve, ilaç: bar qetësues; pi barnat; / bujq. lëndë kimike që përdoret kundër disa kandrrave ose kafshëve të dëmshme: bar mole (minjsh). 2. fig. mjet a mënyrë për të dalë nga një e keqe, për të zbutur hidhërimin etj., rrugëdalje: ia gjeti barin.

bar:

bar,-iIII m. sh. -e(t) lokal i vogël, ku pinë zakonisht më këmbë.

bar:

bar,-iIV m. sh. -ë(t) fiz. njësi e matjes së shtypjes atmosferike.

Sinonime / Të përafërta:
agnushe
ilaç
rrugëdalje
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kthye prapë andej nga kishte ardhur. Te hyrja e hotel “Dajtit” mëdyshja ishte fare e shkurtër. I ngjiti shkallët si midis një shurdhimi të plotë, shpërfillës kaloi përmes hollit, nën sytë e sportelistëve, gjersa, pas derës së barit, tryeza iu duk se u afrua vetë drejt tij. Pasi u ul, vuri re se bari ishte gjysmë i zbrazët. Ti, bashkë me enigmën tënde, mendoi përgjumshëm. Dhe, aty për aty, si të përmendej, iu duk se bëri një zbulim. Emri i Migenës dhe fjala “enigmë” i flatruan në kujtesë, si të donin të lidheshin. Nuk ishte krejt një anagramë, siç iu duk në fillim, por pothuajse. Migena,...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...lëngonte që prej dy muajsh dhe mjekët nuk po ia gjenin dot sëmundjen. Kryezoti ynë dhe peshkopi u panë shumë herë në sy. Kuptohej menjëherë që atij herë i shkonte mendja tek arka e boshatisur, herë tek vajza e sëmurë dhe, për të dyja këto, ura që i parashtronin këta të panjohur ishte i vetmi bar. Ata nisën të flisnin prapë për porosinë qiellore të përcjellë prej endacakut. Në anët tona sëmundjes së atij fatkeqi i thonë lëngatë e hënës, shpjegoi njëri, kurse tek ju, me sa mora vesh, quhet sëmundje e tokës. Por kjo është pothuajse e njëjta gjë. Vetë këto emërtime rrëfejnë qartë se gjithandej...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

... - Kjo rrugë fushe s'ka për të na nxjerrë asgjëkund. - Ky nuk është kërkim, ky është panik. - Çfarë the? - Baltovinë e mallkuar. - Mbetëm në vend. Zërat e tyre të shqetësuar largoheshin bashkë me hapat nëpër fushë. KREU I TRETË Pas tri javësh u kthyen. Ishte mbrëmje. Vetura ngjyrë bari u ndal përpara hyrjes së hotel “Dajtit”, nën pishat e larta. Gjenerali zbriti i pari. Kishte një pamje të lodhur e të topitur. Madje, ishte hequr në fytyrë. Vështrimi i tij i mpirë u ndal një hop te vetura. Së paku, t'i kishin fshirë baltën, mendoi me nervozizëm. E dinte që shoferi nuk kishte...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...frekuentimi i institucioneve të tjera. Atëhere po, donin, s'donin, njerëzit do të vinin këtu, siç vinin një herë e një kohë kur qyteti nuk kish gjëra të tilla. Mirëpo kjo nuk mund të bëhej. Prandaj qe e kotë të kriti- kohej Çuçi, sepse udha që të çonte përmes kopështit në shtëpinë e kulturës qe mbuluar nga bari i njomë . . . Ndërkaq, në qytet e në rreth kish marrë një hov të madh ndërtimi i shtëpive, fabrikave, shkollave, rrugëve, urave". Këto janë dobësi të një romani humoristik që do të ishte akoma më i pasur me to sikur mos të ishte humoristik. Një vepër që do të trajtonte të njëjtën problematikë pa aspektin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Gjon Vladimirit (Elbasan), në atë të Shën Naumit (Ohër), Shën Kollit (Mesopotam), Shën Teodorës (Artë) etj.. Klerikë e laikë shqiptarë katolikë e ortodoksë ndërmerrnin udhëtime të gjata e të rrezikshme për të vizituar vende të shenjta jashtë Shqipërisë, si në Monte Gargano, Kampostellë, Assizi, Bari e në Romë (Itali), ose në malin Athos, Konstandinopojë apo në Palestinë, me shpresë se kjo do t’i ndihmonte të shlyenin mëkatet e tyre. Shtrati popullor e tradicional dhe karakteri jodogmatik i krishterimit shqiptar, bëri që te shqiptarët të mos kultivohej kurrfarë fanatizmi e intolerance fetare...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
baç:

baç,-i m. sh. -ë(t) 1. dizgë. 2. ushkur.

bah:

bah pasth. shpreh kundërshtim, mosbesim ose habi, bu, bubu: bah, ç’thua?!