Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banues
banues:

banúes,-i m. sh. -(it) banor.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tekstet themelore mbi romantizmin evropian, që përdoren qoftë edhe nëpër shkollat e mesme, në të cilat jepen njohuri elementare mbi këtë drejtim letrar të shekullit nëntëmbëdhjetë, ai do të kishte parë se një prej tipareve më të shquara stilistike të tij janë pikërisht nënteksti dhe fragmentarizmi. Si banues i një vendi ku romantizmi ishte drejtim dominues letrar dhe ku ndikonin romantizmi francez, anglez dhe, më pak, gjerman, De Rada i asimiloi karakteristikat e tij qoftë vetëdijshëm: duke lexuar, qoftë pavetë- dijshëm: duke u formuar në një klimë të caktuar kulturore e krijuese të kohës. Analiza e...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
ankues:

ankúes,-e mb. 1. që shpreh ankim; vajtues: me zë ankues. 2. edhe si em., drejt. që paraqit një ankesë.

arnues:

arnúes,-i m. sh. -(it) ai që arnon rroba, këpucë etj.

banesë:

banés/ë,-a f. sh. -a(t) ndërtesë banimi; shtëpi.

banket:

bankét,-i m. sh. -e(t) gosti për nder të dikujt a për një ngjarje të shënuar.

besues:

besúes,-e mb. që beson; kund. mosbesues.