Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banor
banor:

banór,-i m. sh. -ë(t) ai që banon diku, banues; vendës: banorët e lagjes; banorët e pyllit kafshët e shpendët e pyllit.

Sinonime / Të përafërta:
banues
vendës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përdorur gjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjik të tij. Zjarri qe një arritje shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parën herë zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë përfundimisht nga bota e kafshëve. Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të gatshme në natyrë dhe sidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të veprimtarisë së neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, me përgatitjen e lëkurës për veshje...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...madhështore dhe gjendej në mitologjinë e shumë popujve. Ajo që ishte e re dhe e veçantë në baladën e ballkanasve ishte se flijimi nuk lidhej me një fillim lufte, apo marshimi, apo thjesht me një rit fetar, por kishte të bënte me një mur, pra me një ndërtim. Dhe kjo, ndoshta shpjegohej me atë që banorët e parë të këtyre trojeve, pellazgët, siç e pranonin vetë kronikat e moçme greke, kishin qenë muratorët e parë të botës. Unë doja të thosha se, në të vërtetë, pikat e gjakut të gojëdhënës s'janë veçse rrëke djerse, mirëpo dihet se djersa njerëzore është njëfarë shërbëtoreje në krahasim me gjakun...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...ndryshëm dhe kulturat e tyre, njerëzit nuk mësojnë më vetëm përmes lajmeve të gazetave dhe të radios, por edhe përmes fotografisë së televizionit. Aq sa ndikojnë mjetet e informimit në njohjen e popujve, po aq ndikojnë prodhimet industriale në stilin e jetës, në unifikimin e mënyrës së jetës së tyre. Banorët e vendeve të ndryshme, me zakone dhe veçori etnike të ndryshme, vishen, argëtohen, pushojnë, punojnë, jetojnë në mënyra përafërsisht të ngjashme apo edhe të njëjta. Industria me prodhimet e saj stereotipe, pa dyshim, ka sjellë shuarjen e ca karakteristikave të jashtme folklorike dhe kombëtare. Në...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Kjo ndodhi në fillim të luftës, - tha kafetari, me një anglishte të shqepët. Ai kishte punuar diku në një bar në NjuJork dhe dukej sikur gjithë zhurmat dhe topitja e një bari të natës ishin futur në të folurën e tij. Gjenerali kishte kërkuar që t'i tregonte historinë e prostitutës ndonjë nga banorët e këtij qyteti malor të lashtë e të gurtë. Të gjithë kishin thënë se kafetari dinte të tregonte si rrallëkush, veçse i merrej pak goja dhe anglishten e fliste keq. S'ka gjë se i merret goja, kishte thënë me vete gjenerali, dhe s'ka gjë se flet një anglishte të shkatërruar. A nuk është, vallë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
banoj:

ban/ój kal., -óva, -úar jetoj në një shtëpi, në një qytet etj.; kam ndenjën: banon në fshat (tek i vëllai); ku banoni?

baror:

barór,-e mb. barishtor.

hanor:

hanór,-i m. sh. -ë(t), edhe si em. 1. dash ose cjap i patredhur për ndërzim: hanori i tufës. 2. fig. njeri me hënë; tekanjoz.

ranor:

ranór,-e mb. që ka rërë; që është i mbuluar me rërë: tokë (shtresë) ranore; edhe si em. m., që është i përbërë prej rëre të ngjeshur me lëndë të tjera: gur (shkëmb) ranor.

tanor:

tanór,-i m. sh. -ë(t) qehën.