Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bankier
bankier:

bankiér,-i m. sh. -ë(t) pronar banke ose aksionist i madh financiar.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...marrë me vete, nuk i ka ndihmuar dhe s'e ka shpëtuar prej trusnisë, që mbi etnosin e tij shqiptar kanë ushtruar kushtet e reja shoqërore dhe konteksti i ri kulturor. Përse sot, kur lexojmë ndonjërën prej revistave shqipe që dalin në botën e huaj, kemi përshtypjen se ndonjë prift, peshkop, kardinal, bankier, politikan na temjanos me temjanin e dogmës së tij fetare, financiare, apo politike? Sigurisht për shkak se autorët e margaritarëve të tyre kanë mbetur pa tensionin e brendshëm, të cilin historia, që, si thotë Shekspiri, lavron si urithi në këtë jetë, ja nënshtron evolucionit dialektik. Të flasësh...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
banakier:

banakiér,-i m. sh. -ë(t) shitës në banak.

kantier:

kantiér,-i m. sh. -e(t) vend a shesh ndërtimi; qendër e përkohshme pune e banimi për punëtorë: kantieri detar (i anijeve) vendi pranë skelës, ku ndërtohen e ndreqen anije.

pandier:

pandíer (i, e) mb. 1. jo i ndier: njeri i pandier; poezi e pandier. 2. i qetë dhe i urtë; që punon pa zhurmë e pa bujë: fëmijë i pandier; punëtor i pandier. 3. që nuk është përgojuar: grua e pandier.

banakiere:

banakiér,-e, -ja f. sh. -e(t).

bakter:

baktér,-i m. sh. -e(t) biol. organizëm shumë i vogël njëqelizor, që kalbëzon e tharbëton lëndë organike ose shkakton sëmundje të ndryshme; mikrob: bakteret e tifos.