Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banket
banket:

bankét,-i m. sh. -e(t) gosti për nder të dikujt a për një ngjarje të shënuar.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...në atdhe. Me eshtrat do të merreshin të tjerët gjer në fund. Puna e tij mbaronte me këtë rrugëtim. Pastaj nëpunës dhe llogaritarë të të dyja vendeve, do të mblidheshin me ditë të tëra, për të bërë shkresa dhe njehsime, gjersa të hartohej procesverbali përfundimtar. Ndërkaq, do të shtrohej një banket zyrtar me përfaqësues të të dyja palëve, ku do të mbaheshin fjalime të shkurtra zyrtare dhe, pas banketit, do të bëhej një meshë e madhe për kujtim të shpirtrave të ushtarëve. Agjencitë e lajmeve do të jepnin lajmin e mbarimit të misionit dhe ai përsëri do të fliste në konferencë shtypi përpara...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...vetëdijshëm se, për shikuesin, heshtja është shprehje e pjekurisë, stabilitetit dhe mençurisë. Heshtjes si pozë intelektuale dhe krijim i iluzionit të mençurisë, prandaj, gjithmonë i nevojitet auditori i shikuesve dhe i dëgjuesve dhe heshtja e këtillë manifestohet, rëndom, nëpër mbledhje, tubime, bankete, ndeja dhe vende të tjera publike. Heshtja si pozë intelektuale shumë shpesh maskohet si heshtje e gjestit filosofik, megjithëse brirat e saj doemos e shpërthejnë maskën: etja për pozë dhe publicitet mund të jetë shumë subtile, por nuk mund të fshihet plotësisht. Kështu, fjala vjen, ekzistojnë krijues...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bankë:

bánk/ë,-aI f. sh. -a(t) tryezë e posaçme për nxënësit në shkollë; tryezë zdrukthëtari etj.: në bankat e shkollës gjatë kohës së shkollës; në bankën e të pandehurve në gjyq si i pandehur; në gjendjen kur duhet të japësh llogari.

bankë:

bánk/ë,-aII f. sh. -a(t) institucion financiar, që bën veprimet me para ose me letra me vlerë, hedh në qarkullim monedhat e kartëmonedhat, administron buxhetin, jep kredi etj.: bankë shtetërore (kombëtare); bankë bujqësore (tregtare); banka të shkallës së dytë.

anketë:

ankét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pyetja e shumë njerëzve për të marrë mendimin rreth një çështjeje politike, shoqërore etj. 2. fletanketë.

baltet:

bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.

bandit:

bandít,-i m. sh. -ë(t) keq. pjesëtar i një bande kriminelësh; hajdut e keqbërës.