Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banke
bankë:

bánk/ë,-aI f. sh. -a(t) tryezë e posaçme për nxënësit në shkollë; tryezë zdrukthëtari etj.: në bankat e shkollës gjatë kohës së shkollës; në bankën e të pandehurve në gjyq si i pandehur; në gjendjen kur duhet të japësh llogari.

bankë:

bánk/ë,-aII f. sh. -a(t) institucion financiar, që bën veprimet me para ose me letra me vlerë, hedh në qarkullim monedhat e kartëmonedhat, administron buxhetin, jep kredi etj.: bankë shtetërore (kombëtare); bankë bujqësore (tregtare); banka të shkallës së dytë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...me kryezotin tonë një grindje të hapët, nga e cila ajo do të dilte e humbur, sepse, duke përfituar nga përfytja, kryezoti ynë s'kishte për të paguar asnjë grosh. Kështu bënin herë pas here shumica e princave dhe dihej se asnjë forcë s'mund ta detyronte kontin t'i pëmbahej marrëveshjes me një bankë, qoftë kjo një nga bankat më të mëdha të Durrësit, siç ishte banka "Lundra dhe trape". Tani që njeriu me mjekër përmendi punën e ankesës, kryezoti ynë u skuq, sepse kjo iu duk si tallje e hollë. - Ç'ankesë? - thirri ai. - Kush ka bërë ankesë kundër jush? Ai i tha këto fjalë me një zë të tillë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...tëhuajur mengadalë prej një krijimtarie në të cilën ka mundur të bëjë diçka po ta seliste prirjen e vet dhe i është përveshur një veprimtarie tjetër, në të cilën mund të bëjë fare pak për shkak se të tjerët mund të bëjnë më shumë. Talenti s'është kapital që mund të depozitohet në kokë si të hollat në bankë dhe të shtohet për çdo muaj siç shtohen të hollat edhe nëse s'i kujton fare; ai mund të shpenzohet në punë të kota dhe në punë të dobishme, ose mund të rudimentohet fare. Është e sigurtë se vitet që i ka humbur në njëfarë mënyre Azem Shkreli nuk mund t'i kthejë por ai, ndoshta, mund t'i kthehet më...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
banket:

bankét,-i m. sh. -e(t) gosti për nder të dikujt a për një ngjarje të shënuar.

baske:

bask,-e, -ja f. sh. -e(t).

backë:

báck/ë,-a f. sh. -a(t) gropëz në mes të leqeve të këmbëve.

bandë:

bánd/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. orkestër frymore: pjesë për bandë. 2. keq. grup hajdutësh a keqbërësish.