Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banj
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përmenden shfaqja e zanores /y/ dhe e zanores /ë/ të patheksuar, krijimi i kundërvënies lakim i pashquar ~ lakim i shquar me shfaqjen e nyjës së prapme shquese etj.. Po gjatë asaj periudhe në dialektin jugor është shfaqur zanorja /ë-/ e theksuar para një bashkëtingëlloreje hundore (khs. nanë ~ nënë, banj ~ bënj etj.), si edhe rotacizmi, d.m.th. ndërrimi /-n-/ > /- r-/ në pozicion ndërzanor (khs. venë ~ verë, danë ~ darë etj.). Që të dyja këto dukuri janë shfaqur qysh para dyndjeve sllave, d.m.th. para shek. VII e kjo dëshmon se në kohën e ardhjes së sllavëve në këto anë ata gjetën aty një popullsi...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
banë:

bán/ë,-a f. sh. -a(t) tëbanë.

banoj:

ban/ój kal., -óva, -úar jetoj në një shtëpi, në një qytet etj.; kam ndenjën: banon në fshat (tek i vëllai); ku banoni?

banjë:

bánj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kthinë e vogël me pajisjet për t’u larë; ndërtesë me shumë kthina të tilla: banjë popullore; banjë me avull. 2. kryes. sh. llixhë. 3. larja e trupit me ujë në dush, në det etj. ose kalitja e tij në diell e në ajër: banjë rëre; rroba banje. 4. euf. nevojtore.

anoj:

an/ój kal., -óva, -úar 1. përkul nga njëra anë; i jap drejtim të pjerrët: anoj trupin. 2. jokal. anohem. 3. jokal. fig. marr anën e dikujt; i afrohem një mendimi: anon nga të vetët. 4. jokal. ngjaj me dikë a me diçka, afroj: anon nga e ëma.

baba:

babá,-i m. sh. -llárë(t) 1. prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, atë: shtëpia (dera) e babait; baba i gjetur njerk; / sh. të parët, etrit: amanet nga baballarët tanë. 2. vjehrri ose një burrë i moshuar (kur i drejtohemi me nderim). 3. libr. themelues a nismëtar i një fushe të dijes, i një veprimtarie etj: babai i mjekësisë; / sh. iron. pjesa më e zgjedhur e shoqërisë a paria e vendit: baballarët e kombit. 4. fet. i pari i një teqeje bektashinjsh.

babë:

báb/ë,-a m. 1. baba. 2. bimë me farë, që pllenon një bimë tjetër.