Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banjë
banjë:

bánj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kthinë e vogël me pajisjet për t’u larë; ndërtesë me shumë kthina të tilla: banjë popullore; banjë me avull. 2. kryes. sh. llixhë. 3. larja e trupit me ujë në dush, në det etj. ose kalitja e tij në diell e në ajër: banjë rëre; rroba banje. 4. euf. nevojtore.

Sinonime / Të përafërta:
llixhë
nevojtore
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...nervozizëm. E dinte që shoferi nuk kishte faj, por s'donte të arsyetonte. Ngjiti shpejt shkallët, mori letrat që i kishin ardhur, porositi një bisedim telefonik me shtëpinë dhe shkoi ngadalë në dhomën e tij. Prifti bëri të njëjtën gjë. Pas një ore kishin zbritur në sallon. Të dy kishin bërë banjë dhe ishin ndërruar. Gjenerali porositi raki. Prifti kërkoi kakao. Ishte e shtunë. Nga averna poshtë dëgjohej muzikë. Herë pas here dukeshin djem e vajza që kalonin përmes sallonit në tavernë dhe anasjelltas. Edhe në holl kalonin vazhdimisht njerëz. Salloni ishte hijerëndë, me perdet...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bandë:

bánd/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. orkestër frymore: pjesë për bandë. 2. keq. grup hajdutësh a keqbërësish.

bandë:

bánd/ë,-aII f. sh.-a(t) 1. fashë. 2. sixhade e vogël që varet në mur.

bankë:

bánk/ë,-aI f. sh. -a(t) tryezë e posaçme për nxënësit në shkollë; tryezë zdrukthëtari etj.: në bankat e shkollës gjatë kohës së shkollës; në bankën e të pandehurve në gjyq si i pandehur; në gjendjen kur duhet të japësh llogari.

bankë:

bánk/ë,-aII f. sh. -a(t) institucion financiar, që bën veprimet me para ose me letra me vlerë, hedh në qarkullim monedhat e kartëmonedhat, administron buxhetin, jep kredi etj.: bankë shtetërore (kombëtare); bankë bujqësore (tregtare); banka të shkallës së dytë.

blanjë:

blánj/ë,-a f. sh. -a(t) copë e prerë a e shkëputur nga diçka: blanjë mishi.