Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bandit
bandit:

bandít,-i m. sh. -ë(t) keq. pjesëtar i një bande kriminelësh; hajdut e keqbërës.

Të ngjashme:
bandill:

bandíll,-i m. sh. -ë(t) bised. djalosh i pashëm e i këndshëm: të ka nëna bandill; / shak. i dashuri i zemrës.

banket:

bankét,-i m. sh. -e(t) gosti për nder të dikujt a për një ngjarje të shënuar.

ebanit:

ebanít,-i m. spec. lëndë e fortë plastike që përftohet duke përzier gomën e vullkanizuar me squfur, me rrëshirë etj.: enë ebaniti.

fundit:

fúndit (i, e) mb. 1. edhe si em., që është në fund të një vargu frymorësh, sendesh a dukurish; kund. i parë; që ka mbetur një i vetëm në fund; që është në fund të një ene etj.: vagoni i fundit; fisheku i fundit; shtresa e fundit; s’është as i pari, as i fundit; i fundit o qesh, o qan (fj. u.). 2. që shënon mbarimin e një kohe ose të një pune a veprimtarie; që sapo ka ndodhur a sapo është bërë; më i riu: kohët (ditët) e fundit; lajmet (të rejat) e fundit. 3. që është para vdekjes; që është thënë para vdekjes: në çastin (në grahmat) e fundit; vullneti i fundit porosia që lë dikush para vdekjes; deri në frymën e fundit deri në vdekje. 4. më i rëndë (për një ndëshkim, për një gjendje etj.): masa e fundit; ka shkuar në pikë të fundit është në gjendje shumë të rëndë. 5. përfundimtar: qëllimi i fundit; i dha dorën e fundit (diçkaje) e përfundoi. 6. edhe si em., që ka më pak vlerë a rëndësi se gjithë të tjerët: i dorës së fundit.

kandil:

kandíl,-i m. sh. -a(t) 1. enë e vogël me vaj a me vajgur dhe me fitil, që përdoret si mjet ndriçimi. 2. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta nga fusha e zoologjisë: kandil deti (zool.) lloj meduze si kërpudhë, me ngjyrë të bardhë e të shkëlqyeshme, që lëshon një lëng djegës.