Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bandill
bandill:

bandíll,-i m. sh. -ë(t) bised. djalosh i pashëm e i këndshëm: të ka nëna bandill; / shak. i dashuri i zemrës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Jo, s'ishte punë pengesash nga qeveria vendëse. Jo, kurrfarë zvarritjeje e as kursim parash nga qeveria e vet. Pyetjet e gazetarëve ishin, si zakonisht, bezdisëse e plot dyshim. Ndërsa përgjigjej, mezi e mbante veten të mos u kthehej gjithë përçmim: është e lehtë të bëni pyetje që këndei. o bandillë. Po ejani njëherë me mua në ato gropa... Duke u përpjekur të ishte sa më i kursyer, u detyrua të përmendte, megjithatë, disa nga pengesat. Nuk foli për ftohtësinë e vendësve, për këngët e zymta, për moskuptimin, por i përmendi prapë gjithë të tjerat: truallin e thyer, dimrin në alpe, kanalet...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
gandall:

gandá/ll,-lli m. sh. -j(të) krahin. pellg, hurdhë.

mandall:

mandáll,-i m. sh. -ë(t) [mandáll/ë,-a f. sh. -a(t)] kllapë druri për të mbyllur derën ose kanatën e dollapit etj.: i vuri mandallin derës e mbylli derën nga brenda.

sandall:

sandáll,-i m. sh. -a(t) det. varkë e vogël.

bandit:

bandít,-i m. sh. -ë(t) keq. pjesëtar i një bande kriminelësh; hajdut e keqbërës.

kandil:

kandíl,-i m. sh. -a(t) 1. enë e vogël me vaj a me vajgur dhe me fitil, që përdoret si mjet ndriçimi. 2. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta nga fusha e zoologjisë: kandil deti (zool.) lloj meduze si kërpudhë, me ngjyrë të bardhë e të shkëlqyeshme, që lëshon një lëng djegës.