Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banal
banal:

banál,-e mb. 1. që ka humbur bukurinë nga përsëritja e shpeshtë; tepër i përdorur. 2. keq. i ndytë, i turpshëm (për fjalët etj.); që përdor fjalë të ndyra e ka shije të ulëta: shaka banale; njeri banal.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të lëvizjes dhe të dialektikës së jetës. Duke mos qenë as njerëz të meditacionit, as njerëz të aksionit, ata bëhen parazitë të shoqërisë, të cilën kujdesen ta mjelin sa më mirë dhe sa më gjatë. Kur shtohen mediokritetet, zakonisht, fillojnë kompromiset, në plan të parë dalin interesat e ngushta, banale, vdesin idealet e larta njerëzore dhe jeta shoqërore bëhet si një brrakë e madhe në të cilën i kënaqin qejfet e tyre këto krijesa sociale me aq shumë kërkesa e e aq pak fluturime shpirti. Në qoftë se nuk janë vetë të manipuluar prej llojeve të ndryshme të demagogëve të shkathtë, atëherë mediokritetet...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...bisedime dhe Teuta nuk zihet aspak në gojë. Sidoqoftë në të dy rastet, sipas këtyre burimeve, Romës i bëhej një fyerje dhe shkelej « e drejta njerëzore ». Ky ishte motivacioni me të cilin do të nxitej opinioni publik dhe do të justifikoheshin veprimet e mëtejshme të Republikës, një motivacion banal, të cilin politika romake do ta përsëriste të paktën edhe një herë tjetër më vonë kundër ilirëve dalmatë. Por këtë herë prej gojës së Polibit mësojmë, për çudi, se romakët u shpallën luftë dalmatëve për t’i nënshtruar, « por përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënin këtë për shkak të sjelljes...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
banak:

banák,-u m. sh. -ë(t) tryezë e posaçme në lokale e dyqane, me rafte të mbyllura zakonisht me xham, ku mbahen ëmbëlsira, pije etj.

kanal:

kanál,-i m. sh. -e(t) 1. hendek i gjerë për të ujitur, për të lidhur dy lumenj etj.: kanal i ujërave të zeza; kanal lundrues (kullues); / gjeogr. pjesë e ngushtë në det midis dy brigjeve të afërta: kanali i Otrantos. 2. spec. gyp ku kalon një lëng, një gaz etj.; send a vijë që është thelluar në trajtë lugu: kanali i veshit (anat.); kanali i urinës (anat.); kanalet e tytës së pushkës (tek.) vijaskat. 3. radio., telev. brezi i dendurive që bën të mundur marrjen a dërgimin e një sinjali; program me valë të veçanta; stacion: kanal televiziv; kanali i parë (i dytë). 4. fig. rrugë nëpërmjet së cilës kryhet një punë: në kanal diplomatik (zyrtar).

anale:

anále,-t f. sh. hist. vepër ku shënohen vit pas viti ngjarjet më të rëndësishme të kohës; fig. libr. përmbledhje e ngjarjeve kryesore të një periudhe, e veprimtarisë së një fushe etj.: hyri në analet e historisë.

babil:

babíl,-i m. sh. -ë(t) zool. bregcë.

bacan:

bacán,-i m. sh. -ë(t) 1. dash me turi të bardhë. 2. fig. djalë i urtë.