Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banakier
banakier:

banakiér,-i m. sh. -ë(t) shitës në banak.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mësimet e Fidel Kastros, po ecën drejt një zhvillimi... Ç'ishte kështu? Ngadalë, ai ktheu kryet nga tryeza ku kishte qenë ulur herën tjetër delegacioni kubanez, i habitur që befas po dëgjonte përsëri bisedën e tyre. Tryeza ishte bosh, megjithatë, nuk pati kohë të dyshonte se po çmendej, ngaqë banakieri, që po merrej me radion, arriti ta ulte zërin. Aha, ia bëri me vete. Pas pak, duke kthyer kryet nga kamerieri, që po kalonte përbri, e pyeti nëse ishte i njëjti reportazh për teatrin kuban. Tjetri pohoi me krye, ishte i njëjti, dita e katërt sot. Aha, ia bëri përsëri. Mendja i shkoi prapë te...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...here. Atyre u dukeshin vetëm shpinat. Më tutje rrinin një djalë e një vajzë, siç duket, të fejuar. Ata më tepër vështronin njëritjetrin, sesa bisedonin. Djali kishte kokë të rregullt, ballë të pjerrët e të madh dhe nofullën e poshtme të gjerë. Tip alpin, mendoi gjenerali. Pas banakut rrinte banakieri. Koka e tij e rrumbullakët dukej fare e qetë midis dy pjatave me portokaj. Hyri një burrë i imët, me një çantë në dorë dhe u ul në tryezën pranë radios. - Të zakonshmen, - i tha kamerierit. Ndërsa kamerieri i përgatiste kafenë, burri i imët nxori nga çanta një fletore të trashë dhe nisi të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
banakiere:

banakiér,-e, -ja f. sh. -e(t).

bankier:

bankiér,-i m. sh. -ë(t) pronar banke ose aksionist i madh financiar.