Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës banak
banak:

banák,-u m. sh. -ë(t) tryezë e posaçme në lokale e dyqane, me rafte të mbyllura zakonisht me xham, ku mbahen ëmbëlsira, pije etj.

Të ngjashme:
banal:

banál,-e mb. 1. që ka humbur bukurinë nga përsëritja e shpeshtë; tepër i përdorur. 2. keq. i ndytë, i turpshëm (për fjalët etj.); që përdor fjalë të ndyra e ka shije të ulëta: shaka banale; njeri banal.

banik:

baník,-e mb. që mbahet përditë; i përdorur, i vjetruar: veshje banike.

batak:

baták,-u m. sh. -ë(t) 1. vend me ujë të ndenjur e me baltë; lerë, llucë: ngeci (ra) në batak; erë bataku. 2. fig. gjendje e amullt dhe e ndyrë; / fundërri, llum: ka rënë në batak ka rënë në llum; e la në batak e la në baltë.

çanak:

çanák,-u m. sh. -ë(t) tas i madh prej balte për gjellë; sahan, misur.

hanak:

hanák,-u m. sh. -ë(t) gjell. lakror me hithra; hithëror.