Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bamje
bamje:

bámj/e,-a f. sh. -e(t) bot. perime, që bën bishtaja shumëfaqëshe; bishtaja e saj: mish me bamje.

Sinonime / Të përafërta:
perime
Të ngjashme:
hamje:

hámj/e,-a f. sh. -e(t) e ngrëna, ushqimi.

kamje:

kámj/e,-a f. sh. -e(t) pasuri ose gjithçka tjetër që është pronë vetjake a familjare; pasje; mirëqenie; kund. skamje, varfëri: është (rron) në kamje.

pamje:

pámj/e,-a f. sh. -e(t) 1. paraqitja e jashtme e njeriut ose e fytyrës së tij; ana e jashtme e diçkaje ashtu si duket; dukje: ka pamje burrërore; vajzë me pamje të ëmbël (tërheqëse); në pamje të parë sipas përshtypjes nga ana e jashtme, pa i hyrë në brendësi; / gjendja e përgjithshme e diçkaje si paraqitet nga ana e jashtme: në pamje të parë... në vështrim të parë... 2. pjesë e natyrës që shtrihet para syve: pamje madhështore. 3. shëmbëllim i sendeve, i natyrës ose i punës në fotografi, në film, në pikturë etj.; përfytyrim i një shëmbëllimi të tillë: pamje nga jeta. 4. teatër. nënndarje e një akti të veprës dramatike. 5. të parët; shikim: çrregullime të pamjes; ia zuri pamjen. 6. etnogr. të shkuarit për urim a për ngushëllim te dikush; pritja që bëhet në raste të tilla: pamja për lindjen e djalit; qëndruam derisa mbaroi pamja.

pamje:

pámj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve: çrregullime të pamjes; më është dëmtuar pamja; pamje e qartë. 2. ana e jashtme e dikujt a e diçkaje, dukë; shfaqje; paraqitje: i mirë nga pamja; në pamje të parë. 3. pjesë e natyrës që rroket me sy nga një pikë e caktuar: pamje e bukur (tërheqëse); ia ndryshoi pamjen qytetit; në pamje të parë… në vështrim të parë. 4. shëmbëllim i dikujt a i diçkaje; përfytyrim: pamje nga e kaluara. 5. teatër. nënndarje e aktit në një vepër dramatike.

banjë:

bánj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kthinë e vogël me pajisjet për t’u larë; ndërtesë me shumë kthina të tilla: banjë popullore; banjë me avull. 2. kryes. sh. llixhë. 3. larja e trupit me ujë në dush, në det etj. ose kalitja e tij në diell e në ajër: banjë rëre; rroba banje. 4. euf. nevojtore.