Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bamires
bamirës:

bamírës,-e mb., edhe si em., mirëbërës.

Sinonime / Të përafërta:
mirëbërës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e sundimit bizantin. Në këtë kuadër, për gjithë gjysmën e dytë të shek. XIII, edhe pushteti laik në Diokle iu besua një princeshe katolike, gruas franceze të mbretit Stefani I Urosh, Helenës. Në kujtesën e popullsisë shqiptare të Dioklesë, emri i mbretëreshës Helena u ruajt për shumë kohë si bamirëse e mbrojtëse e besimtarëve dhe e objekteve të kultit katolik. Një mbishkrim mbi gur nga manastiri benediktin i Shën Serxhit e Bakut (Shirgjit), që ruhet sot e kësaj dite, kujton se në vitin 1290 mbretëresha Helenë e rindërtoi nga themelet këtë vend të shenjtë për besimtarët e zonës. Sidoqoftë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bamirësi:

bamirësí,-a f. sh. -(të) mirëbërësi.

bares:

bar/és jokal., -íta, -ítur bised. bredh, vrapoj; endem, shëtit: baresim nëpër rrugë.

pamirë:

pamírë (i, e) mb. i pahijshëm; i keq: sjellje e pamirë.

smirës:

smírës,-e mb., edhe si em., ziliqar.