Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bambu
bambu:

bambú,-ja f. sh. -(të) bot. bimë e vendeve të nxehta, me kërcell si kallami, të drunjtë e të fortë: shkop bambuje.

Të ngjashme:
bamje:

bámj/e,-a f. sh. -e(t) bot. perime, që bën bishtaja shumëfaqëshe; bishtaja e saj: mish me bamje.

barbun:

barbú/n,-ni m. sh. -nj(të) zool. peshk i vogël me luspa të kuqërreme.

bombë:

bómb/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lloj predhe e madhe, me lëndë shpërthyese; granatë: bombë dore; bombë atomike (bakteriologjike, kimike); bombë me gaz lotsjellës (me hidrogjen). 2. fig. goditje e rëndë dhe e papritur; diçka e papritur që bën shumë përshtypje: ai lajm qe një bombë.

bumbë:

búmb/ë,-a f. sh. -a(t) bumbeskë.

pambuk:

pambúk,-u m. 1. bot. bimë industriale, e cila bën boçe me shumë fije të gjata e të bardha: pambuk i egër barishte e dëmshme, e ngjashme me pambukun. 2. tufa e fijeve të boçes së kësaj bime: pambuk fijegjatë; pëlhurë (batanije) pambuku.