Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bamë
bamë:

bám/ë,-a f. sh. -a(t) baltëgore.

Të ngjashme:
bam:

bam onomat. bised. 1. përdoret për të dhënë krismën e një arme a zhurmën nga një goditje e fortë: binte daullja bam; pushka bam e ti po tutje (folk.); / si kallëz. për një veprim të menjëhershëm a që përsëritet shpesh: bam në arë e bam në shtëpi; bam kritikat. 2. si ndajf. befas, menjëherë; copë, shkoqur: ia tha bam.

babë:

báb/ë,-a m. 1. baba. 2. bimë me farë, që pllenon një bimë tjetër.

bacë:

bác/ë,-aI m. sh. -a(t) vëllai i madh, babai, xhaxhai ose një i moshuar kundrejt më të vegjëlve (edhe me nderim): baca Lekë; të pastë baca!

bacë:

bác/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. dele me turi të bardhë. 2. fig. vajzë e urtë.

bafë:

báf/ë-a f. sh. -a(t) femra e levrekut.